fbpx

MPB: Në janar është zvogëluar për 56% numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku

Kontrollet e përforcuara të Ministrisë së Punëve të brendshme për përmirësimin e sigurisë në komunikacion, a para se gjithash, me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve të trafikut, tregojnë rezultatet, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët janë më të disiplinuar në respektimin e rregullave dhe dispozitave të trafikut, që rezulton me zvogëlim të aksidenteve të trafikut, veçmas të atyre me pasoja më të rënda. Në janar të vitit 2021, kemi zvogëlim të numrit të viktimave për 56%, krahasuar me aksidentet e janarit të vitit të kaluar. Në janar të këtij viti kemi pasur 4 viktima, a vjet kishim 9. Numri i përgjithshëm i aksidenteve është zvogëluar për 19%. Viti 2020 është me numër më të ulët të viktimave në histori, 125”, theksoi në konferencë për shtyp, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Ai paralajmëroi përpunim të hartës me “pika të zeza”, gjegjësisht me vendet ku në vitin 2020 ka pasur më shpesh aksidente me pasoja fate, e cila do të ndahet me opinionin që të informohen qytetarët që në këto pjesë të kenë më shumë kujdes. Njëkohësisht, në këto pika, policia do të ketë kontrolle të përforcuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button