Filipçe: Në vend ekzistojnë 20 lloje të koronavirusit, nuk është koha për heqjen e maskave

Situata me covid-19 në vend tani për tani është e qëndrueshme, por ende nuk është koha për heqjen e maskave. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe, nëse ka përkeqësim të tjetër të situatës epidemiologjike, jemi të gatshëm të vendosim kufizime të reja, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin e mëngjesit në TV 24, transmeton Portalb.mk.

“Tani për tani kemi linjë të rrafshët. Shpresoj që edhe më tej të jetë kështu. Për çdo rast, e ndjekim situatën dhe jemi të gatshëm të marrim masa të reja epidemiologjike nëse ka përkeqësim të sërishëm”, tha Filipçe dhe theksoi se në vend janë identifikuar njëzet lloje të koronavirusit, ndërsa këto ditë priten rezultatet e fundit të analizave të AShAM-it në lidhje me llojin britanik të virusit.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të kujdesshëm dhe theksoi se nuk është koha heqjen e makave.

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Tani për tani, situata është stabile, spitalet janë zbrazur, vetëm tridhjetë për qind e kapaciteteve janë të mbushura. Me uljen e numrit të të hospitalizuarve, ulet edhe vdekshmëria. Por nuk e dimë se cila është arsyeja e valës së re në vendet perëndimore. Ndjekim këshillat e Dr. Fauci. Ai madje rekomandon të mbahen dy maska”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë tregoi edhe një herë se pret që këtë muaj në vend të fillojë vaksinimi me vaksinat kineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button