RMV, të premten debat publik në Kuvend për konceptin e ri të arsimit fillor

Debati publik për konceptin e ri të arsimit fillor, të cilin e organizon Kuvendi është caktuar të premten ku do të përmblidhen të gjitha mendimet, ndërsa tashmë pas kësaj hyjmë në fazën e miratimit dhe përgatitjes së plan-programeve të cilat janë kyçe, njoftoi dje ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, transmeton Portalb.mk.

“Përpara deputetëve do të kemi mundësinë ta prezantojmë konceptin, të ftuarit do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre kundërshtuese ose të përbashkëta. Do të shohim se si do të zhvillohet debati dhe pastaj do të dalim në publik me atë që më në fund është e pranueshme dhe çfarë nuk është nga vërejtjet. Mendoj se bashkërisht do të sjellim qëndrim të përbashkët mbi këtë çështje”, tha Carovska.

Lidhur me vërejtjet, ajo theksoi se në e-mailin zyrtar të Ministrisë kanë arritur 30 vërejtje, kurse ndërkohë arritën edhe të tjera, të cilat u shqyrtuan edhe pse kishte përfunduar afati i dorëzimit, duke pasur parasysh se akoma vazhdon debati me të gjitha palët e interesuara dhe institucionet.

Përndryshe, me konceptin e ri do të kombinohen disa lëndë në një të vetme dhe sipas kompetentëve një gjë e tillë do të jetë në një mënyrë që i përshtatet moshës së tyre, një mënyrë që prish kufijtë e rreptë midis disiplinave dhe një mënyrë që përfaqëson botën, proceset dhe fenomenet në lidhjen dhe unitetin e tij, janë shprehur në vazhdimësi autoritetet arsimoreAta thonë se ndryshimet që janë planifikuar në lidhje me lëndët mësimore, do të fillojnë nga viti i ardhshëm dhe do të futen në klasën e parë dhe në të gjashtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button