Katar, sot do të fillojë Kampionati Botëror i Klubeve

Në Katar sot fillon Kampionati Botëror i Klubeve 2020, që mbahet në organizim të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e turneut në orën 15:00 do të takohen Tigres nga Meksika dhe Ulsan Hyundai nga Koreja e Jugut, ndërsa po këtë ditë nga ora 18:30 do të luajnë Al-Duhail dhe Al-Ahly.

Fituesi i ndeshjes Tigres-Ulsan më 7 shkurt do të luajë në gjysmëfinale kundër Palmeiras, fituesi i Copa Libertadores të Amerikës së Jugut ndërsa më i miri nga dueli Al-Duhail-Al Ahly një ditë më vonë në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e Ligës së Kampionëve, Bayern Mynih.

Ndeshjet për vendin e tretë dhe finalen do të zhvillohen më 11 shkurt.

Auckland City më parë tërhoqi kandidaturën dhe paraqitjen e tij në Kampionatin Botëror të Klubeve ndërsa nikoqiri Al-Duhail i Katarit fitoi kështu paraqitje të drejtpërdrejt.

Kampionati Botëror i Klubeve duhej të mbahej në dhjetor të vitit 2020, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button