U shty sërish organizimi i Forumit Ekonomik Botëror

Organizimi i Forumit Ekonomik Botëror, është shtyrë sërish nga maji për muajin gusht të këtij viti, për shkak të atyre që janë konsideruar “sfida për luftim të pandemisë”.

Forumi me bazë në Gjenevë, ka shtyrë edhe më herët datat e organizimit për këtë vit.

“Ndonëse Forumi Ekonomik Botëror dhe Qeveria e Singaporit vazhdojnë të ndjekin rregullat për të siguruar takime të sigurta dhe efektive, dhe shkalla e përhapjes së koronavirusit në Singapor vazhdon të jetë në nivele të përballueshme, ndryshimet e kohës së takimit reflektojnë sfidat ndërkombëtare në luftim të pandemisë”, është thënë në deklaratë, transmeton REL.

Kufizimet globale në udhëtime e kanë bërë të vështirë planifikimin me prezencë fizike në pjesën e parë të vitit, meqë rregullat e ndryshme të karantinës kanë shtuar kohën që duhet të kalohet për t’u organizuar takimet, është thënë mes tjerash në njoftim.

Ministria për Tregti dhe Industri e Singaporit, ka thënë se qeveria ka kuptuar sfidat me të cilat përballet Forumi dhe është pajtuar për shtyrje të organizimit.

Takimi vjetor i këtij Forumi zakonisht zhvillohet në muajin janar, në Davos të Zvicrës, mirëpo pandemia e ka bërë të pamundshme një gjë të tillë këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button