fbpx

Uebometriks publikoi radhitjen e universiteteve në Maqedoninë e Veriut

Uebometriks ka radhitur universitetet e vendit për nga cilësia, duke vendosur në krye të listës Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë ka vendosur Universitetin e Evropës Juglindore dhe Universitetin e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Në radhitjen botërore të universiteteve, raportohet që “Kirili dhe Metodi” gjendet në vendin e 1607-të,UEJL në vendin e 4458-të, derisa UT në vendin e 4677-të.

“Performanca akademike dhe shkencore e UEJL-së po dëshmohet edhe në rang rajonal, ku është renditur i treti menjëherë pas Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës dhe i pari nga të gjitha universitetet shqiptare me status të ngjashëm dhe atyre private”, deklarojnë nga UEJL.

Rektori Abdylmenaf Bexheti këtë vlerësim e ka pranuar si një motiv për rezultate akoma më të mira në të ardhmen, ndërkohë UT-ja theksoi që në këtë renditje kanë shënuar ngritje prej 1020 vendesh në nivel botëror.

“Në bazë të të dhënave të Webometrics vërehet se te të gjitha universitetet tjera në nivel nacional është shënuar rënie për qindra pozita. Rangimi i universiteteve në Webometrics bëhet në bazë të disa kritereve si: hulumtimet shkencore, botimet si dhe përmbajtja dhe shpërndarja e informacioneve nga burimet elektronike nga institucionet e arsimit të lartë”, deklarojnë nga UT-ja, duke vlerësuar që ky është radhitja më gjithëpërfshirëse në vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë, në të cilën vlerësohen rreth 30 mijë universitete nga e gjithë bota.

Në radhitjen ku përfshihen vetëm universitetet e Maqedonisë së Veriut, Universiteti “Nëna Terezë” gjenden në pozitën e 11-të, ndërsa në fund të listës gjendet Universiteti Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button