fbpx

U aktivizua lidhja optike nënujore që lidh Evropën me SHBA

Google së bashku me partnerin SubCom, ditën e sotme vunë në funksion kabllin nënujor që e lidh Virxhinian në Shtetet e Bashkuara me Saint-Hilaire-de-Riez në Francë, transmeton PCW.

Gjiganti i motorit të kërkimit prezantoi këtë projekt në 2018-ën. Pritej që të hynte në funksion në 2020-ën por komplikimet që hasën gjatë shtrirjes së tij në fundin e Atlantikut shoqëruar nga pandemia e Covid-19 bënë që të shtyhej.

Kablli me gjatë prej afro 6500 kilometrash ka një kapacitet total prej 250 terabit për sekondë, mjaftueshëm për të transmetuar tërë librarinë digjitale të Kongresit tre herë çdo sekondë.

Ndryshe nga kabllot e tjerë, Dunant përdor 12 fije optike shoqëruar me disa inovacione teknike të cilat rrisin kapacitetin maksimal të saj.

Gjithashtu do të shkojë në mbështetje të shërbimeve në rritje të Google Cloud. Edhe pse Dunant është aktiv tani, Google po përgatitet të lançojë kabllin tjetër nënujor që lidh Nju Jorkun me Evropën në 2022 me 16 fije optike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button