RMV, një pjesë e qytetarët nesër, tjerët të premten do të mund të marrin mjetet nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe ajo civile

Në Maqedoninë e Veriut nesër do të fillojë shpërndarja e mjeteve për mbrojtjen sociale, fëmijëve dhe atë civile për një pjesë të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve do të marrin të premten, transmeton Portalb.mk.

Nëse do të mund të marrin mjetet e lëshuara nga Ministria e punës  dhe politikes sociale, qytetarët që shkronjën e parë të mbiemrin e kanë me A,  B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К dhe L. Pasnesër këtë të drejtë do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë qytetarët që shkronjën e parë të mbiemrit e kanë me M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh.

Ministria sqaroi që ky klasifikim i qytetarëve realizohet me qëllim që të shmanget grumbullimi i qytetarëve nëpër hapësirat e bankave, ndërsa prej nesër përmes kartelës do të kenë mundësi të marrin mjetet gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button