Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kërkojnë lirimin e opozitarit rus Navalny

Udhëheqësit e institucioneve të Bashkimit Evropian kanë reaguar pasi u dënua me 3.5 vjet opozitarin rus Aleksei Navalny, transmeton Portalb.mk.

“I bëj thirrje Rusisë të respektojë angazhimet ndërkombëtare dhe ta lirojë atë menjëherë dhe pa kushtet”, kërkoi presidentja e Komisionit Evropian Ursulla von der Leyen.

Ajo dënoi vendimin për dënimin e Navalnyt në kushtet më të rënda të mundshme.

“Dënimi i Navalnyt bie ndesh me angazhimet ndërkombëtare të Rusisë mbi sundimin e ligjit dhe liritë themelore”, vlerësoi Josep Borell.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, përkujtoi që kjo është vlerësuar si e paarsyeshme nga Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut. Në lidhje me arrestimin ka reaguar edhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Ndryshe, një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny. Ky rast është konsideruar i motivuar politikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button