RMV, më pak se 1 % e mbeturinave riciklohen, një nga problemet theksohet mungesa e shportave

Në Maqedoninë e Veriut është akoma e vogël sasia e mbledhur e mbeturinave plastike, raportojnë nga Enti shtetëror i revizionit, duke theksuar që edhe ato mbeturina zakonisht përfundojnë në deponi, transmeton Portalb.mk.

“Politikat, masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente për vendosjen e një sistemi të integruar për menaxhim me hedhurinat plastike, NUK janë efektive dhe nuk mundësojnë shmangien dhe zvogëlimin e sasisë së hedhurinave plastike të krijuara, përdorimin efikas të materialeve të përdorshme të hedhurinave si dhe respektimin e plotë të parimeve për menaxhimin me hedhurina”, raportojnë nga Enti.

Në Raport vlerësohet që nuk janë krijuar kushte për seleksionim, pasi një nga arsyet për mosgrumbullimin e mbeturinave është numri i vogël i enëve të vendosura në krahasim me numrin e banorëve. Arsye tjetër llogaritet edhe mungesa e masave stimuluese, si dhe mungesa e automjeteve speciale për mbledhje dhe transportimin e tyre.

“Përzgjedhja e mbeturinave nuk është një zakon dhe sjellje e përditshme e qytetarëve në RMV, dhe ekziston një nivel i ulët i seleksionimit primarë dhe sekondarë të hedhurinave, e cila nga ana tjetër pasqyron negativisht trajtimin efektiv dhe efikas të hedhurinave plastike”, raportojnë nga Enti.

Në raport theksohen institucionet që janë të përfshirë në sistemin për menaxhimin me hedhurinat plastike, si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Administrata e Mjedisit Jetësor, Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, Qendrat Rajonale për Menaxhimit me Mbeturina, Ndërmarrjet Publike, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe institucione të tjera.

“Të dhënat nga institucionet kompetente tregojnë se nga grumbullimi total i hedhurinave në RMV, më pak se 1% riciklohen. Gjithashtu, nuk ndërmerren iniciativa dhe aktivitete për ripërdorimin e hedhurinave plastike. Sasia e grumbulluar e hedhurinave plastike në vend është minimal dhe përfaqëson rreth 1.4% të totalit të hedhurinave të grumbulluara në një vit”, deklarojnë nga Enti, duke shtuar ende menaxhimi rajonal i hedhurinave nuk është vendosur, edhe pse disa aktivitete kanë filluar.

Raporti është hartuar pas revizionit t Entit në temën “Trajtimi dhe menaxhimi efikas i hedhurinave plastike” në periudhën 2017-2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button