Qeveria franceze kërkon “arsye ligjore” për të mbyllur bizneset e muslimanëve

 Qeveria franceze, në kuadrin e politikave për “luftën me separatizmin” që vendos në objektiv komunitetin musliman, zbulohet se u ka dhënë inspektorëve udhëzimin “gjeni arsye ligjore” për të mbyllur bizneset e muslimanëve, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Qeveria e Francës, nën pretekstin e luftës kundër separatizmit vazhdon qëndrimin e saj “diskriminues” kundër komunitetit musliman, ndërkohë që në parlament vazhdon të diskutohet projektligji të cilin qeveria e Parisit më parë e emërtoi “Lufta me separatizmin islamik” dhe të cilin pas reagimeve e ndryshoi si “parimet që forcojnë respektin ndaj vlerave të republikës”.

– Janë mbyllur më shumë se 400 biznese të muslimanëve 

Sipas lajmit të faqes së internetit Mediapart, njësitë për Luftën me Separatizmin “islamik” dhe Komunitar (CLIR) të formuar në janar 2020 nëpër qytete nën çatinë e Ministrisë së Brendshme, deri më tani kanë kryer 18 mijë inspektime (kontrolle) ndaj bizneseve. Në këto operacione janë mbyllur më shumë se 400 biznese që u përkasin muslimanëve.

Ministria, inspektorëve të lidhur me njësitë e CLIR u ka kërkuar që të inspektojnë “në mënyrë shumë të rreptë” bizneset e muslimanëve.

Sipas lajmit i cili bazohet në shkresat e brendshme të prefekturave, njësitë CLIR kanë kërkuar që t‘i bashkohen kontrolleve që prefekturat rajonale ushtrojnë ndaj bizneseve.

Edhe Ministria e Punës ka vendosur që të bashkëpunojë me personelin e CLIR i cili lufton me “radikalizmin fetar”.

– “Gjeni ‘arsye ligjore‘ për mbyllje” 

Ministritë nga inspektorët kanë kërkuar që në bizneset e muslimanëve të gjejnë çfarëdolloj “arsyeje ligjore” që të provojë dyshimet për “separatizëm” ose që janë shkelur nenet lidhur me standardet shëndetësore dhe higjienës sipas ligjit të punës.

Udhëzimi “gjeni arsye ligjore” është reflektuar në e-mailin (postën elektronike) lidhur me operacionin e kryer në një restorant në rajonin Melun.

Në e-mail kërkohet nga inspektorët që të “gjejnë patjetër një arsye” për mbylljen e restorantit.

– Inspektorët shkelën Marrëveshjen e Inspektimit të Punës 
Udhëzimi për gjetjen e justifikimit dhe arsyes për mbylljen e bizneseve të muslimanëve, shkel ligjet kombëtare. Sipas juristëve, udhëzimi dhe zbatuesit e udhëzimit, janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Inspektimit të Punës të 1947 që parashikon “pavarësi dhe paanshmëri”.

Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) në një deklaratë të publikuar me 18 janar, theksoi se qëllimi i përcaktuar nga CLIR nuk përfshihet në përcaktimin e detyrës për inspektimin e punës.

Në deklaratë, për inspektimin e bizneseve të muslimanëve theksohet se “nuk ka lidhje me mbrojtjen e punëtorëve”, “vendos në objektiv muslimanët” dhe se kjo është “e paligjshme”.

Sekretarja kombëtare e CGT, Valerie Labatut, duke theksuar se kërkesat e CLIR shkelin pavarësinë e kontrolleve të punës, ajo tha se “Kjo është përdorim i gabuar i autoritet të inspektimit të punës”.

– Pranimi diskriminues nga inspektori 
Një inspektor që ka folur për Mediapart, tha se nga ata është kërkuar “mbyllja me çdo kusht” i bizneseve që nuk kanë lidhje me radikalizmin.

Inspektori vuri në dukje se ajo që kërkohet prej tyre është shqetësuese.

Sipas ligjeve, inspektorët edhe pse nuk janë të detyruar t‘i përmbahen urdhërave të prefekturës, duhet të zbatojnë detyrat që u caktojnë eprorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button