Sondazh i IRL: Për 96.4 % të banorëve të Shkupit, ndërtimet e dekadës së fundit janë të paligjshme dhe kriminale

1,019 qytetarë nga Shkupi iu përgjigjën sondazhit, i cili është shembull solid përfaqësues i rezultateve që i morëm. Për më tepër, gjatë këtyre tre javëve, IRL pranoi 600 raporte në e-mail saj ose përmes butonit Raporto në IRL. Më aktivët në thirrje ishin banorët e Aerodromit, Karposhit dhe Kisella Vodës, ku urbanizimi është më masivi. Por, morën pjesë edhe qytetarë nga Saraji, Çairi, Buteli. Shuto Orizari, Gjorçe Petrovi dhe Qendra. Shumica e shkupjanëve besojnë se korrupsioni i autoriteteve komunale kontribuon në ndërtimin e qytetit në mënyrë të paligjshme duke uzurpuar zonat e gjelbra, gjë që e ul cilësinë e jetesës urbane, transmeton IRL, përcjell Portalb.mk.

Tre javë më parë, Laboratori i raportimit hulumtues shpalli një thirrje publike që të pyesë banorët e 10 komunave të Shkupit nëse zëri i tyre dëgjohet kur pushteti lokal merr vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre. Sondazhin deshëm ta bëjmë për të zbuluar cilat janë problemet që i ka shkaktuar e ashtuquajtura mafia urbane. Ideja jonë ishte që qytetarët të na ndihmonin në identifikimin e problemeve për të cilat nuk dimë dhe që mund të ndryshojnë ndjeshëm jetën e njerëzve në komunitet.

Shumica dërrmuese e qytetarëve të Shkupit besojnë se në dhjetë vitet e fundit ka pasur një ekspansion në ndërtimtari, ku planet urbanistike nuk respektohen dhe ku ka korrupsion të madh.

Ky është përfundimi kryesor i sondazhit me qytetarët të Laboratorit të raportimit hulumtues, i realizuar gjatë dy javëve të fundit në janar të këtij viti, në të cilin morën pjesë 1019 qytetarë nga komunat urbane dhe rurale të Shkupit. Pranuam qindra dokumente, fotografi, aplikacione për ndërtesa që janë ndërtuar pa i respektuar standardet ligjore dhe urbane.

Madje 96,4 % e të anketuarve besojnë se gjatë ndërtimit të ndërtesave të reja në 10 vitet e fundit në komunat e tyre nuk janë respektuar standardet urbane dhe ato të ndërtimit.

Në sondazh, qytetarët janë të një mendimi sa i përket pranisë së korrupsionit gjatë lëshimit të lejeve të ndërtimit. Në pyetjen A dyshoni në korrupsion gjatë lëshimit të lejeve të ndërtimit, mbi 76 u përgjigjën pozitivisht, 22 % u përgjigjën me Nuk e di dhe diçka pak më shumë se një % nuk besojnë se ka korrupsion në atë proces. Ata që u përgjigjën pozitivisht në lidhje me praninë e korrupsionit në lëshimin e lejeve të ndërtimit, besojnë se kjo ka të bëjë me punën e kryetarëve të bashkive dhe këshilltarëve, inspektorëve të ndërtimit dhe Kadastrës.

Sipas përgjigjeve të qytetarëve, më të korruptuarit në lëshimin e ndërtimeve janë kryetarët e komunave, të cilët janë në avantazh para inspektorëve komunalë dhe shtetëror. Qytetarët i konsiderojnë këshilltarët dhe Kadastrën më pak përgjegjës për korrupsionin në lejet e ndërtimit.

93 % nuk kanë marrë pjesë kurrë në ndonjë debat publik për planet urbanistike

Shumica e banorëve të Shkupit besojnë se arsyeja kryesore e kaosit urban në kryeqytet është miratimi dhe ndryshimi jo-transparent i Planeve të detajuara urbanistike, për të cilat dëgjime publike organizohen vetëm në mënyrë formale pa pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve.

Mbi 70 % e tyre u përgjigjën se nuk e dinë se si miratohen planet urbanistike, kurse përqindje mjaft e lartë, 83 % nuk kanë qenë të informuar fare kur ato janë miratuar nga Këshillat Komunalë. Për shkak të kësaj mungese të informimit të qytetarëve për procesin e miratimit dhe ndryshimit të planeve të detajuara urbanistike, pritet që një numër i madh të mos marrin pjesë në dëgjesat publike. Pothuajse 93% e qytetarëve nuk kanë marrë pjesë kurrë në seanca të tilla, kurse nga ata që kanë marrë pjesë, në 90% të rasteve, propozimet e tyre nuk janë pranuar.

Vetëm rreth 7 % e qytetarëve të anketuar konfirmuan se kanë marrë pjesë në seanca dëgjimore, shumica e të cilëve thanë se në ato seanca kanë marrë pjesë nga dhjetëra njerëz nga popullata lokale.

Përveç mungesës së informimit për miratimin e planeve urbanistike, një pjesë e mirë e qytetarëve gjithashtu kanë mosbesim ndaj procesit. Ata nuk presin që autoritetet komunale të pranojnë propozimet e tyre.

Shkupjanët në masë të madhe të pakënaqur nga përkeqësimi i cilësisë së jetesës për shkak të ekspansionit të paplanifikuar të ndërtimit

Në pyetjen pse nuk kanë marrë pjesë në dëgjimet publike, rreth 60 % e të anketuarve thanë se nuk kanë qenë të ftuar, kurse mbi 20 % thanë se nuk besonin që sugjerimet e tyre do të merreshin parasysh.

Përveç faktit që qytetarët e konsiderojnë procesin e miratimit të planeve urbane vetëm si formë e zbrazët dhe jo transparente, shumica absolute deklaron se planet e tilla nuk respektohen dhe në komunat e tyre praktikisht ndërtohet në mënyrë të paligjshme. Mendimin e tillë e ndajnë mbi 96 % e të anketuarve, ndërsa më pak se 3 % besojnë që ndërtimet bëhen në përputhje me standardet urbane dhe të ndërtimit.

Për shkak të sjelljes së këtillë së shthurur urbane në kryeqytet, banorët e Shkupit ankohen edhe për uzurpimin e zonave të gjelbra në komuna, gjë që kontribuon në uljen cilësisë së jetesës urbane.

Si pasoja më e madhe në cilësinë e jetës për shkak të ekspansionit ndërtimor në 10 vitet e fundit, qytetarët e Shkupit e theksuan ajrin e ndotur. Për 24.9 % ky është problemi kryesor, 19 % thanë se shikimi dhe drita e tyre janë bllokuar dhe ata janë shumë afër ndërtesave të reja, 18 % u përgjigjën se kanë probleme me higjienën komunale për shkak të ndërtesave të reja, 14.9 % u ankuan se shkaku i ndërtesave të reja ambulancat dhe zjarrfikësit nuk kanë qasje.

Sa i përket ndërtimit masiv, qytetarët ankohen kryesisht për ndotjen dhe bllokimin e rrjedhës së ajrit, mungesën e dritës dhe problemet me higjienën komunale. Në pyetjen se si ndërtesat e reja ndikojnë në jetën e përditshme urbane në komunitet, pothuajse 90 për qind e qytetarëve u përgjigjën se ka më shumë ndotje të ajrit dhe bllokim të qarkullimit të erërave, rreth 70 për qind që shtëpitë e tyre kanë më pak rrezet e diellit dhe pothuajse dy të tretat kanë probleme me shërbimet e komunale për higjienë.

Në të njëjtën pyetje, rreth 64% e të anketuarve thonë se ndërtesat kontribuojnë në më shumë zhurmë në lagje, dhe shumica pretendojnë se qasjet për Ndihmën e shpejtë dhe Njësitë zjarrfikëse janë bllokuar gjithashtu.

Shumica dërrmuese e të anketuarve konfirmojnë se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në komunën e tyre, kanë pësuar edhe zonat e gjelbra vuajnë. Mbi 86 % konfirmojnë që parqet dhe gjelbërimi në lagjen e tyre janë uzurpuar.

Një përqindje e lartë e qytetarëve vlerësojnë se ndërtesat e reja dhe rritja e numrit të banorëve ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës. Shumica e qytetarëve janë shumë të pakënaqur me cilësinë e jetës në komunën e tyre, 34 % janë të pakënaqur, dhe 10ë % e mbetur janë pak të pakënaqur ose të kënaqur.

Mbi 95% thonë se ndërtesat e reja në lagje nuk kanë hapësira parkimi, rreth 70% ankohen për mungesën e vendeve të mjaftueshme për rekreacion në komunë, ndërsa shumica pretendojnë se nuk ka më hapësirë ​​për kopshte në lagje. Një numër më i vogël i të anketuarve ankohen për mungesën e hapësirës për ndërtimin e shkollave dhe se rritja e numrit të objekteve dhe popullsisë nxjerrin në pah problemin me sigurinë dhe mos-funksionimin e ashensorëve.

Nga qytetarët e anketuar, 97% besojnë se në dhjetë vitet e fundit ka pasur një ekspansion ndërtimor në komunën e tyre, kurse një përqindje po aq e lartë mendojnë se standardet urbane dhe ato të ndërtimit nuk respektohen gjatë ndërtimit. Praktikisht, shumica dërrmuese e të anketuarve besojnë se në komunat e tyre është ndërtuar në masë të madhe dhe në mënyrë të paligjshme.

Një tregues i rëndësishëm nga sondazhi është se qytetarët e Shkupit janë të hapur të flasin për kaosin urban dhe korrupsionin, por qytetarët nga komunat e Aerodrom, Kisella Vodë dhe Karposh, të cilët morën më shumë përgjigje në sondazhin e IRL, janë më të gatshmit të flasim për të.

Një e treta e atyre të anketuarve raportuan raste në IRL, organizata do të hetojë raportet e rëndësishme

Përveç përgjigjeve në pyetje, më shumë se një e treta e të anketuarve dërguan dokumente ose raportuan raste specifike të dyshimeve për korrupsion midis kryetarëve, këshilltarëve, inspektorëve dhe biznesmenëve. IRL i përpunon të gjitha raportet e tilla dhe po  bën përpjekje për të përzgjedhur rastet relevante dhe t’iu përgjigjet qytetarëve të cilët iu përgjigjën thirrjes. Për shkak të burimeve njerëzore modeste të organizatës sonë jofitimprurëse, kërkojmë prej qytetarëve durim për përgjigjet e tyre. Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë që do të pasqyrojë nevojat më të mëdha dhe do të tregojë problemet kryesore të banorëve të komunave të Shkupit. Gazetarët e IRL do të prodhojnë histori nga aplikimet tuaja për të kontribuar bashkërisht në ngritjen e çështjes së korrupsionit lokal në procesin e urbanizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button