Maqedonia e Veriut pret konfirmim nga Pfizer për vaksinat nga Serbia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi sot se vaksinta nga mekanizmi Covax do të arrijnë në vend në muajin mars, ndërsa presin së shpejti të marrin konfirmim nga Pfizer për vaksinat e dhuruara nga Serbia, transmeton Portalb.mk.

“Për fat të keq në mars pritet të arrijnë vaksinat nga mekanizmi Covax. Sipas meje, vaksinat e para që presim të arrijnë janë ato nga ndihma e Serbisë, me 8 mijë vaksinat Pfizer, besoj se këto ditë do të arrijë konfirmimi i shkruar nga kompania Pfizer që të mund këto vaksina të përdoren nga punonjësit tanë shëndetësorë. E dyta, presim zgjidhje të mirë nga delegacioni i BE-së, e di se komisari Varhejl, bën përpjekje maksimale, janë siguruar 70 milionë euro dhe besoj se në kushte të mungesës së sasisë së mjaftueshme të prodhimit nga Pfizer, por ja janë paraqitur tashmë edhe Astra Zenika, Moderna dhe vaksinat e tjera, shumë shpejt do të gjendet zgjidhje që të mund në shkurt të fillojmë me vaksinat”, deklaroi Zaev.

Ai ka shtuar se, marrëveshja e kemi drejtpërdrejt me Pfizer pritet ti jep rezultatet nga mesi i muajit shkurt. Bëhet fjalë për janë 5850 vaksinat e para, me çka në mars vazhdojnë me vaksinat tjera vijuese. Ai tha se po ashtu, procedurat për blerjen e vaksinave nga vendet tjera, janë të hapura për vendin tonë.

“Bëjmë përpjekje të blejmë vaksina nga gjithandej ku janë në dispozicion si mundësi për popullin tonë, me siguri këtë javë do të rrumbullaksohet procedura për blerjen e vaksinave për siç thash, mes 10- 15 shkurt të blejmë vaksinat kineze… siguruam edhe partner në shtet, ai është Alkaloidi, nëse ka nevojë që të shkohet me partner për shkak të respektimin e ligjeve në Maqedoninë e Veriut, dhe besoj se edhe atë opsion qytetarët do ta kenë për një kohë shumë të shkurtër”, theksoi Zaev.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se, vaksina AstraZeneka në Maqedoni do të arrijë në mars dhe do të jetë sasia e parë e shpërndarë përmes sistemit Covax. Prej COVAX-it informuan se për Maqedoninë e Veriut janë të parapara ndërmjet 103.200 deri 175.200 doza nga kjo vaksinë. Ministria sqaroi se 35% e vaksinave pritet të vijnë në tremujorin e parë, ndërsa tjerat në të dytin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button