Liga e dytë futbollistike, Gostivari fiton derbin me Rrufejën

Skuadra pretendonte për ligën e parë futbollistike në vend Kf. Gostivari ka fituar minimalisht në ndeshjen derbi me pretendentin tjetër Kf . Rrufeja.

Golin e fitores e shënoi Sadiki në minutën e 80 të ndeshjes. Me këto tre pikë të fituara në derbin me ekipin Rrufeja, Gostivari tani është në kreun e tabelës me 36 pikë para ekipit Makedonija Gj.P që ka 35 pikë.

Skuadra e Vrapçishtit në përballjen me ekipin Skopje në Autokomand ka pësuar 2-0. 
Ndryshe nga shtatë ndeshje sa janë zhvilluar të shtunën ekipet vendase akne dalë fitues në gjashtë ndeshje, ndërsa vetëm përballja Ohri 2004-Tikveshi ka përfunduar pa gola. janë shënuar gjithsejtë 13 gola

Në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate:
Skopje – Vrapçishti 2-0
Lokomotiva – Babi 2-1
Makedonija Gj.P – Miravci 2-0
Korzo – Novaci 2-1
11 Oktomvri – Maxhari Sol
Euromilk – Pobeda J 2-0
Ohri 2004 – Tikveshi 0-0
Gostivari – Rrufeja-M 1-0

Lajme të ngjashme

Back to top button