Kosovë, sot fillon fushata zgjedhore

Kosova sot ka filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për kandidatët partiakë, e cila do të zgjasë deri më 12 shkurt, njofton Portalb.mk.

Për dallim prej zgjedhjeve të kaluara ku liderët e partive iu drejtoheshin drejtëpërdrejtë qytetarëve për kërkimin e votës, këtë herë nuk do të ndodhë e njëjta, madje kjo fushatë do të zgjasë vetëm 10 ditë, gjegjësisht deri më 12 shkurt, ndërsa më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet, ku garojnë 28 subjekte politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas KQZ-së numri i votuesve brenda Kosovës është 1 milion e 794 mijë e 862 votues, apo 143 mijë e 6 votues më pak, kjo pasi është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut. Sipas KQZ-së, dokumentet e UNMIK-ut nuk shërbejnë për t’u identifikuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Ndërkohë, identifikimi i personave të cilët janë të infektuar me coronavirus ka nisur dje më 2 shkurt nga KQZ-ja dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre.

Në mbledhjen e së martës, KQZ-ja, gjithashtu miratoi fletëvotimin dhe broshurën për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021 për zgjedhjet e 14 shkurtit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button