Është paralajmëruar anulimi i linjës ajrore Shkup-Kiev, dy muaj pas futjes në funksion

Kompania ajrore ukrainase “Windrose” pas vetëm dy muaj fluturimi, vendosi të anulojë linjën ajror Shkupi-Kiev. Fluturimet e planifikuara midis dy qyteteve do të realizohen të enjten dhe të dielën e ardhshme, pas së cilës do të ketë dy fluturime të reja më 18 dhe 21 mars përpara anulimit të plotë të linjës ajrore, raporton portali “Ex-Yu Aviation“, transmeton Portalb.mk.

Nga Windrose tani për tani nuk kanë njoftuar anulimin e linjave të tjera ajrore me fqinjët, edhe pse ngjashëm si edhe me Shkupin, në fund të vitit 2020, kjo kompani ajrore i prezantoi ato, dhe më pas anuloi fluturimet midis Kievit dhe Lublanës. Fluturimet e  saj me fqinjët vazhdojnë midis kryeqytetit ukrainas dhe Beogradit, Podgoricës dhe Zagrebit.

Linja ajrore Shkup-Kiev u prezantua më 6 dhjetor të vitit të kaluar, me dy fluturime në javë të mirëmbajtura nga Windrose si linjë ajrore midis dy qyteteve.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në 12 muajt e fundit të vitit 2020, nga dy aeroportet në vend janë transportuar vetëm 781.327 udhëtar. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kishte 709.241 udhëtar, ndërsa vitin e kaluar 72.086 udhëtar kaluan nëpër portat e Aeroportit të Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button