Organizatori i protestës për rastin “Monstra” është gjobitur me 510 euro

Blerim Ahmedi, organizatori i protestës kundër rastit “Monstra” në Shkup, njoftoi se ka marrë gjobë prej 510 eurosh nga policia pas incidenteve që u shkaktuan në qendër të kryeqytetit, njofton Portalb.mk.

“Nga shteti i MV nuk kam marrë asnjë cent si qytetar i këtij vendi, ndërsa tani duhet të paguaj 510 euro”, shkroi Ahmedi, i cili dje ishte thirrur për bisedë informative në stacionin policor Bit Pazar. Ai gjithashtu postoi fotografi ironizuese të gjobës, me të cilën nënkupton që nuk do ta paguajë.

Ministria e Brendshme paraprakisht informoi se punohet për identifikimin e autorëve që thyen xhamat e katër automjeteve policore, si dhe xhamat e derës së përparme të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Policia konfirmon identitetin e tyre përmes imazheve të marra gjatë protestës.

Protesta pasoi pasi prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënimin më të ashpër për të akuzuarit. Sot janë fjalët përmbyllëse të mbrojtjes para vendimit përfundimtar.

Tani për tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar, as njoftime në rrjetet sociale për protesta të reja me rastin verdiktit gjyqësor.

Ndryshe, lidhur me protestën kur një grup qytetarësh protestuan kundër kërkesës për dënime me burg për të akuzuarit në çështjen “Monstra”, Spasovski tha se ka dhe kallëzime penale dhe kundërvajtëse.

“Ne do të informojmë në detaje nesër ose pasnesër në bazë të asaj që do të përpunohet, përfundohet deri në fund nga departamenti i krimit të dhunshëm dhe Prokuroria publike. Ashtu që, askund dhe në asnjë kohë nuk ka ndonjë situatë në të cilën nuk ka veprime dhe nuk ndërmerren aktivitete të caktuara, bëhet vetëm një vlerësim për atë se si dhe në çfarë mënyre ta mbajmë situatën në një nivel të kënaqshëm dhe të mos shkaktohen dëme të mëdha”, tha Spasovski.

Më 29 janar familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra”, organizaun protestë në Shkup, pasi  Prokuroria në seancën e fundit gjyqësore i tha fjalët përfundimtare dhe me të njëjtat, i akuzoi se ata janë fajtorë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012-të, me përjashtim të Sami Lutës, për të cilin e tërhoqi akuzën në mungesë të provave.

Gjykimi për rastin “Monstra” në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar sërish valë pakënaqësie në opinion. Edhe pse ende nuk ka mbaruar dhe pritet që gjykatësit të thonë fjalën e fundit, kërkesa e Prokurorisë për burgim të përjetshëm për 3 persona, është shkak për riaktualizimin e protestave, pas atyre të të tensionuara të vitit 2014-të. Që konfuziteti dhe acarimi në opinion të jetë më i madh, përpos avokatit të të akuzuarve që thotë se ata janë të pafajshëm, problem shtesë është dhe deklarimi i kryeministrit Zoran Zaev, i cili kur ishte në opozitë, deklaronte se “persona të pafajshëm qëndrojnë pas grilave”. Por, tani ai thotë se gjithmonë ka folur me rezerva dhe se do të vendosin organet e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button