Instagram ka një mënyrë për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve prej hakerëve

Funksioni më i fundit i Instagram shkon për të mbrojtur postimet tuaja nga hakerët. Aplikacioni shtoi një opsion të ri “recently deleted” është një hap shtesë drejt fshirjes së përhershme të postimeve nga llogaria juaj, shkruan Pcworld.al.

Funksioni është i ngjashëm me opsionin “recently deleted” në aplikacionin Photos të iOS. Pasi të fshini një postim në Instagram do të shfaqet tek seksioni i ri në profilin tuaj për 30 ditë.

Postimet nuk mund të shikohen nga kushdo, por vetëm pronari i llogarisë e nëse ju ndërron mendja mund ta riktheni atë.

Sipas Instagram kjo masë mbron llogaritë Instagram nga hakerët. Llogaritë e përdoruesve të cilat hakohen, të gjitha postimet e tyre fshihen deri në momentin që arrijnë të rifitojnë aksesin, një humbje e rëndë për këdo që ka një biznes.

Përveç opsionit të ri, Instagram do tu kërkojë përdoruesve të verifikojnë identitetin përmes tekst dhe email përpara se të rikthejnë një postim apo ta fshijnë përgjithnjë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button