Opozitari rus u dënua me 3.5 vjet burg

Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny, raporton REL. Ky rast është konsideruar i motivuar politikisht.

Vendimi i 2 shkurtit vjen në kohën e zemërimit ndërkombëtar në rritje lidhur me ndalimin që i është bërë kritikut të Kremlinit dhe pas protestave të dhjetëra mijëra rusëve në fundjavat e kaluara në gjithë Rusinë.

Këto protesta janë parë si më të mëdhatë kundër presidentit rus, Vladimir Putin në një dekadë.

Navalny, që bën fushatë të vazhdueshme kundër korrupsionit është mbajtur në burg prej 17 janarit, kur është kthyer nga Gjermania në Moskë, pas trajtimit që ka kryer në Berlin nga helmimi për të cilin ai thotë se është urdhëruar nga Putini.

Kremlini ka hedhur poshtë të dhënat se agjentë shtetërorë kanë helmuar Navalnyn dhe ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për lirimin e tij.

Prokurorët kanë pretenduar dhe gjykata është pajtuar që Navalny ka shkelur kushtet e një dënimi të vitit 2014, dhe nuk është paraqitur në gjykatë, ndonëse në atë periudhë ai ka qenë në trajtim në Gjermani.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka thënë se rasti për të cilin është dënuar Navalny, me akuza të përvetësimit, ka qenë “arbitrar dhe i paarsyeshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button