fbpx

Policia arrestoi dy qytetarë të Kosovës të dyshuar për vjedhjen e një bankomati

Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar dy qytetarë të Kosovës në lidhje me vjedhjen e një bankomati në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

SPB-Kumanovë kishte arrestuar sot në orës e hershme 41 vjeçarin A.M. nga Kosova, gjatë tentimit për vjedhjen e një bankomati në një bankë në rrugën “1 tetori”. Policia raportoi që në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një veturë “Golf” me targa të Kosovës.

Në pikën kufitare “Jazhincë”, është arrestuar shtetasi tjetër nga Kosova, 39 vjeçari B.H. pas dyshimeve se është i përfshirë në rastin e vjedhjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button