RMV, në mars do të arrijnë vaksinat e para të “AstraZeneca”, përmes mekanizmit Kovaks

Vaksina AstraZeneka në Maqedoni do të arrijë në mars dhe do të jetë sasia e parë e shpërndarë përmes sistemit Kovaks, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për vaksinën Astra Zeneca, prej së cilës sasitë e para për Maqedoninë e Veriut pritet të vijnë në mars. Prej KOVAKS-it informuan se për Maqedoninë e Veriut janë të parapara ndërmjet 103.200 deri 175.200 doza nga kjo vaksinë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria sqaroi se 35% e vaksinave pritet të vijnë në tremujorin e parë, ndërsa tjerat në të dytin.

“KOVAKS informoi se në valën e parë të dorëzimit të vaksinave Pfizer BNT162b2 janë përfshirë 18 pjesëmarrës, ndërsa nuk janë përfshirë vendet që kanë filluar programet e tyre të vaksinimit kundër Kovid-19”, raportojnë nga MSH-ja.

Maqedonia e Veriut është duke punuar edhe në furnizimin e vendit me vaksina nga llojet tjera, bëjnë të ditur nga ministria, duke vlerësuar se tashmë janë gati për pranimin e tyre.

Ndryshe, me 70 vota “për”, Kuvendi miratoi dje me procedurë të shkurtuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore. Ndryshimet mundësojnë miratim më të lehtë të vaksinave kundër kovid-19.

Përkundër se vaksinat mungojnë plani i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut është gati. Siç thonë autoritetet, Maqedonia e Veriut përmes programit COVAX ka siguruar 833 000 vaksina për qytetarët e saj. Sigurimi i vaksinimit të 20% të popullsisë së saj Maqedonisë së Veriut i ka kushtuar 7.9 milion euro. Furnizimi përmes programit COVAX do të kushtojnë 10 dollarë për njësi, kosto për të cilën Maqedonia e Veriut ka paguar avans prej mbi 1.1 milion euro, pa e përfshirë këtu transportin e dozave që do vinë në Shkup. Maqedonia e Veriut është pjesë e programit Gavi COVAX, dhe është në listën e 44 vendeve që kanë e kanë bërë publik këtë bashkëpunim.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka sqaruar “Strategjinë Kombëtare të vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19)”, duke theksuar se vaksinimi në vend do të kryhet në 3 faza.Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të përgjigjes në kushte spitalore me rrezik të lartë dhe shumë të lartë të marrjes dhe transmetimit të infeksionit. Në këtë fazë, është planifikuar të vaksinohen grupet e mëposhtme prioritare: të rriturit e moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikime dhe pasojë vdekjen, të definuara me rrezik bazuar në moshë, personat më të vjetër se 70 vjeç.

28 janar, qeveria udhëzoi Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë procedurë për blerjen e 200,000 doza të vaksinave nga Kina. Bëhet fjalë për siguri të ri në sasi shtesë përveç atyre të mekanizmit Kovaks prej 833.000 doza vaksinash për të cilat Ministria e Shëndetësisë pagoi paradhënien dhe siguroi garancinë financiare, duke përmbushur kështu detyrimet financiare që dalin nga marrëveshja, njoftoi qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button