Marchisio: Shqiptari Kabashi pasardhësi im në Juventus

Mesfushori italian i Juventusit, Claudio Marchisio, ka lavdëruar talentin shqiptar, Elvis Kabashi. Marchisio ka thënë se nëse ka një pasardhës te Juve, atëherë ai është pikërisht Kabashi.

“Një Marchisio tjetër? Gjërat kanë ndryshuar tani, pasi në fillim unë luajta para mbrojtës, ndërsa tani jam më përpara. Duhet të them se Kabashi, i cili stërvit me ne gjatë javës, ka aftësi të rëndësishme fizike dhe kur stërvitem me të atij i jap këshilla për ta perfeksionuar rolin e tij”, ka deklaruar mesfushori italian. Kabashi u transferua te Juve nga skuadra e Empolit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button