VMRO – DPMNE nesër do të fillojë me iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për anulim të ligjit për regjistrim

VMRO – DPMNE nesër fillon me mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrim, me të cilin parashikohet, pas 19 viteve, më në fund të zbatohet regjistrimi i popullsisë. Nga kjo parti vlerësojnë se, nëse regjistrimi duhet të zbatohet në pranverë, ai të jetë në formë elektronike, me zbatimin e bazave të të dhënave në më shumë institucione, transmeton Portalb.mk.

“Iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve fillon në njësitë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pasi të mblidhen 100 nënshkrime, i dorëzohen kryetarit të Kuvendit, ndërsa më pas iniciativa i ridërgohet komisioneve amë. Pasi të konstatohet kompletimi i 100 nënshkrimeve të para, atëherë njoftohet kryetari i Kuvendit”, paralajmëroi sot lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pas kësaj rrjedhin procedurat e mëtejme për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrim. Mickoski tha mbledhja formale e nënshkrimeve do të mund të pritet në fillim të muajit të ardhshëm. Ai tha se partia e tij, mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë regjistrim me vizita në terren në kushte të pandemisë.

Mickoski hodhi poshtë idenë për regjistrim të kombinuar që e përmendi kryeministri, Zoran Zaev, sepse siç tha ai, ajo do të nënkuptonte sërish vizita në derë nga ana e regjistruesve dhe kërkesë të numrit amë.

“Regjistrimi i kombinuar supozon se do të vijë regjistruesi dhe do ta vendos numrin amë në sistem dhe aty do të zbatohet në baza të caktuara të të dhënave, pas çka do të fitohen rezultatet përfundimtare. Por, sërish duhet t’ju troket dikush me prezencë fizike në derë që t’ia jepni numrin amë dhe parametrat e tjera që janë të dhëna personale”, tha Mickoski.

Propozimin që regjistrimi të jetë në formë elektronike e ka dhënë Mickoski në një intervistë, duke hedhur poshtë idenë për bojkot.

Ndryshe, më 21 janar, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar që në metodologjinë e re të regjistrimit të popullsisë, do të përfshihet edhe nje pjesë e regjistrimit në formë elektronike. Ai theksoi që do të ketë kryqëzim të të dhënave në terren në formë elektronike me të dhënat që tashmë ekzistojnë në MPB dhe në Fondin shëndetësore, ashtu që do të kemi pamje të plotë për të dhënat e nevojshme. Zaev vlerësoi që vetëm regjistrimi elektronik nuk do të mjaftonte për të pasur të dhëna të plota.

Regjsitrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button