Kyçyk: Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë po përgatisin plane për zgjidhje të kontestit

Muret nuk kanë vend mes vendeve fqinje. Muret ekzistojnë por jo në kuptimin tekstual, por në aspektin ideologjik, historik dhe politik. Mund të bëhen depërtime në muret dhe të tejkalohen barrierat dhe në atë duhet të punojnë të dyja palët, vlerëson eurodeputeti bullgar dhe raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk, transmeton Portalb.mk.

Ai për televizionin bullgar “Bulgaria ON AIR” tha se një plan të tillë pop përgatisin qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Bullgarisë dhe se shpreson që kjo të ndodhë së shpejti.

“Biseda pa historinë nuk është e mundur. Në të njëjtën kohë, rruga drejt reformave në Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojë, por nuk duhet ta pengojnë kontestet e vështira historike. Komisioni i përbashkët historik, qëllimi i së cilit është që të zgjidh shumë çështje që janë relevante, duhet të vazhdojë punën e tij. Por, politikanët nuk vlerësojnë ta shmangin këtë çështje, duke e lënë në duart e historianëve, pavarësisht se sa janë kompetent”, deklaroi Kyçyk.

Sipas tij, pala bullgare bën gabim fundamental duke i përzier dy marrëveshjet, atë të Greqisë dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Maqedoninë e Veriut.

“Përderisa Marrëveshja e Prespës i vendoj fund kontestit me ndarjet e fakteve historike dhe personaliteteve, duke thënë tekstualisht se Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë antike, çështja jonë është shumë më e komplikuar. Ajo e vendos termin “e përbashkët”, i cili parashtron çështje të tjera të rëndësishme për ardhmërinë tonë të përbashkët, të cilat duhet domosdoshmërisht të jenë të lidhur me BE-në. Dy vende aq të afërta – Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut – mund t’i zgjidhin të gjitha çështjet e parashtruara. Por, del se sa jemi më afër, aq jemi më larg”, sqaroi eurodeputeti Kyçyk.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Krerët e Maqedonisë së Veriut, megjithëse tentuan të zbusin tensionet, sërish u shprehën se nuk do të negociojnë për identitetin e tyre, pasi kjo bie ndesh me parimet themelore të vetë-përcaktimit dhe standardeve të BE-së.

Përfundimisht nga agjenda e Këshillit Evropian u hoqën edhe konkluzat për Ballkanin Perendimor më 18 dhjetor, pasi nuk kishte unanimitet te antarët e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë viti 2020 shihej më shumë optimist për eurointegrimt, pasi BE-ja kryesohej nga Gjermania, e cila dukej shumë e përkushtuar për zgjerimin e BE-së dhe fillim të negociatave me Maqedoninë. Përpjekjet për “bindur” Bullgarinë ranë në ujë dhe procesi integrues është shtyrë për vitin 2021. Ndërkohë gjysma e parë e vitit 2021 është nën presidencën portugeze, e cila karakterizohet si me më pak interes për zgjerimin, kurse Bullgaria ka zgjedhje në prill, kështu që me gjasë vendimi, nëse nuk ndodh siç paralajmërojnë disa zyrtar portuges, ndoshta do të shtyhet deri në gjysmën e dytë të vitit 2021, gjë që shkakton shqetësim te shumica e vendeve anëtare lidhur me mirëmbajtjen e kursit të reformës në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button