Vangellovski thotë se po përndiqet pasi që Nedellkovës ia ka shkurtuar shtesat e pagës

Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, kërkon që mediat ta ndjekin procesin gjyqësor kundër tij që të mundet të shohë opinioni se si sillet e dëmtuara në këtë rast, gjykatësja Lidija Nedellkova, njofton Portalb.mk.

Edhe pse ai u shkarkua nga funksioni i gjykatësit, nuk dëshiron të flet nëse ndjehet si pjesë e ashtuquajturës “pastrim i gjyqësorit”.

Për atë, është e habitshme se pse gjykohet vetëm pse ia ka shkurtuar kompensimin në para gjykatëses e cila sipas tij, nuk ka ardhur në punë 3 ditë.

“Për këtë madje mund të përjashtohet nga puna”, thotë Vangellovski.

Gjykimi i sotëm u anulua pasi që gjykatësja e lëndës është në izolim.

Vangellovski ndiqet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Vangellovski u shkarkua zyrtarisht nga pozita e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatës në mars për shkak të ushtrimit të funksionit pa përgjegjësi, përkatësisht për shkak se ia kishte ndërprerë paraburgimin biznesmenit Sead Koçan në 2017, derisa ai ishte në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button