RMV, gjashtë zyrtar policor keqpërdorën dritat sinjalizuese që të mos paguajnë taksën rrugore, janë shqiptuar gjoba

Pas kontrollit të intesifikuar më 31 janar dhe 1 shkurt, Ministria e Brendshme informoi se janë shqiptuar 32 gjoba për mospagim të taksave rrugore, njofton Portalb.mk.

Midis atyre që kanë keqpërdorur ka edhe polic.

“Gjashtë zyrtarë policie kaluan pikëpagesën e taksave pa paguar, duke keqpërdorur dritat sinjalizuese dhe identifikimin zyrtar dhe kundër tyre, përveç gjobës, do të merren masa edhe nga ana e Repartit për kontroll të brendshëm”, tha Ministria e Brendshme.

kumtesën e MPB-së nuk ka informacione për kë janë shqiptuar gjobat tjera.

Kontrolli është kryer nga Reparti i kontrollit të brendshëm të Ministrisë së Brendshme, Inspektoratit Shtetëror të Transportit dhe Njësisë për siguri në trafik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button