Igor Spasov, i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit, është arrestuar në Sofje

Igor Spasov, i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit, është arrestuar dje në Sofje. Nga Ministria e Brendshme thanë se i ka informuar policia bullgare që ai ishte arrestuar dje pas një urdhri ndërkombëtar arrestimi të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Pas arrestimit, duhet të fillojnë procedurat e ekstradimit nga Bullgaria.

Spasov ka qenë pjestar i forcave speciale në Ministrinë e Brendshme, i cili u dënua për vrasjen e të riut Neshkovski gjatë festimit në Shkup për fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare më 5 qershor të vitit 2011.

Ai u dënua me 14 vjet burg dhe ishte në kërkim që nga tetori 2019, pasi paraprakishte kishte kryer rreth gjysmën e dënimit me burg. Që Spasov është në arrati u konfirmua zyrtarisht në fund të tetorit 2019 kur ai nuk u kthye në burgun e Idrizovës për të përfunduar dënimin. Ai u la i lirë nga burgu për arsye shëndetësore dhe nevojën e operacionit.

“Sqarojmë se vendimet e marra nga gjykata në këtë procedurë janë sjellë pas mendimit të marrë paraprakisht nga Prokuroria Publike, si dhe në bazë të dokumentacionit të duhur mjekësor origjinal të lëshuar nga profesionistë të mjekësisë, dëshmive të ekspertëve mjekësorë dhe raportimit nga institucioni ku i dënuari po vuante dënimin me burg që një lloj i till kurimi dhe trajtimi mjekësor nuk ofrohet në atë institucion”, shpjegoi atëherë Gjykata Themelore në Shtip për lirimin nga burgu.

Për vuajtjen e dënimit, Spasovskit i kishte mbetu edhe 7 vjet e 3 muaj burg. Dënimin me burg e mbante që nga viti 2011, ndërkaq iu ndalua për një vit për shkak të problemeve shëndetësore. Ai do të duhej që të paraqitet në Burgun e Idrizovës më 18 tetor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button