Si të kuptoni a keni antitrupa nëse mendoni se e keni kaluar korona virusin

Testimi serologjik është test laboratorik që zbulon antitrupat për shkakun e një infeksioni të veçantë nga mostra e gjakut, si dhe antitrupat e SRAS-CoV-2, që shkaktojnë COVID-19. Prania e antitrupave tregon nëse dikush ka qenë në kontakt me shkaktuesin e sëmundjes, shkruan Panacaea.mk.

Në rastin e COVID-19, testet serologjike vërtetojnë praninë e antitrupave ndaj koronavirusit të ri në gjak. Bazuar në to, nuk është e mundur të dihet nëse personi aktualisht është i infektuar, kështu që ata nuk mund të përdoren për të zbuluar sëmundjen dhe infektimin e një personi. Antitrupat e gjetur në testet serologjike komerciale gjithashtu nuk do të thotë domosdoshmërisht se personi është imun dhe se nuk mund të infektohet përsëri me COVID-19.

Por nëse doni të dini nëse mund keni qenë pacient asimptomatik që u rikuperua nga COVID-19 dhe nuk e dinit atë, ose doni të dini nëse temperatura e lartë, lodhja dhe dobësia që ju bënë të shtriheni në shtrat për disa ditë kanë lidhje me koronavirusin ose ishte grip i zakonshëm, gjithmonë mund të testoheni dhe të zbuloni nëse keni antitrupa të virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.

Me këtë analizë, mund të zbulohet prania e antitrupave të koronavirusit SARS-CoV-2. Testi jep rezultat që i referohet të gjithë antitrupave ndaj proteinës spike të virusit. Ndjeshmëria e testit është e lartë edhe nëse bëhet mjaft kohë pas ekspozimit ndaj virusit. Antitrupat zakonisht marrin dy deri tre javë pas shfaqjes së simptomave.

POZITIV OSE NEGATIV: Si të kuptoni rezultatin?

REZULTATET NGA TESTIMI RËNDËSIA E REZULTATIT REKOMANDIM
 IgA negativ  

IgG negativ

Personi nuk ka zhvilluar antitrupa dhe me siguri nuk ka qenë në kontak me SARS-CoV-2  Nëse ka arsye të caktuara për këtë, për shkak të dinamikës së zhvillimit të antitrupave, është e dobishme të përsërisni testin në 7 ditë. Kontaktoni mjekun në lidhje me rezultatin
IgA pozitivIgG pozitiv Ju ndoshta jeni duke zhvilluar infeksionin asimptomatik ose e keni kaluar COVID-19 Kontaktoni mjekun në lidhje me rezultatin, i cili, nëse është e nevojshme do t’ju urdhërojë për analizë molekulare për praninë e virusit.
IgA pozitivIgG negativ Kontakti me virusin SARS-CoV-2 është i mundur Kontaktoni mjekun në lidhje me rezultatin, i cili, nëse është e nevojshme do t’ju urdhërojë për analizë molekulare për praninë e virusit.
IgA negativIgG pozitiv

 

Gjetja flet në favor të zhvillimit të antitrupave specifikë IgG që është konfirmim se personi ka pasur COVID-19 Rezultati konfirmon që personi ka kaluar COVID-19, ndërsa zbulimet e deritanishme sugjerojnë që njerëzit me antitrupa SARS-CoV-2 IgG nuk mund të sëmuren përsëri.

Gjetja flet në favor të zhvillimit të antitrupave specifikë IgG që është konfirmim se personi ka pasur COVID-19 Rezultati konfirmon që personi ka kaluar COVID-19, ndërsa zbulimet e deritanishme sugjerojnë që njerëzit me antitrupa SARS-CoV-2 IgG nuk mund të sëmuren përsëri.

Nëse testi është negativ, dmth nëse nuk gjenden antitrupa tek pacienti, kjo nuk përjashton praninë e virusit SARS-CoV-2 në sistemin respirator të pacientit. Nëse kanë kaluar më shumë se 14 ditë që nga fillimi i simptomave të dyshimta të shkaktuara nga koronavirusi, ndërsa rezultati tregon se nuk ka antitrupa, simptomat ndoshta janë të ngjashme me COVID-19 dhe janë shkaktuar nga ndonjë shkak tjetër.

Është treguar gjithashtu se disa pacientë me infeksion të konfirmuar COVID-19 nuk zhvillojnë antitrupa, ndërsa disa kanë titrin e antitrupave – faktori më i madh i hollimit i cili akoma jep rezultat pozitiv – me kalimin e kohës janë bërë të pamatshëm, edhe pse personi ka qenë në kontakt me virusin dhe fillimisht ka zhvilluar antitrupa.

Rezultati pozitiv është dëshmi e ekspozimit të pacientit ndaj një virusi ose një infeksioni të kaluar. Është e mundur që titri i antitrupave të ulet me kalimin e kohës, por kjo dinamikë nuk është studiuar në plan afatgjatë në një numër mjaft të madh të të anketuarve. Akoma nuk ka prova përfundimtare që prania e antitrupave ka efekt mbrojtës me ri-ekspozimin ndaj virusit.

SI BËHET TESTI?
Testet e ashtuquajtura serologjike kryhen duke tërhequr gjak, ndërsa rezultati zakonisht është gati menjëherë ose më së voni në dy ditë, në varësi të laboratorit ku është kryer testi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button