Shqipëria sot siguroi 1170 dozat e vaksinës nga Pfizer

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërritën mbrëmjen e sotme 1170 dozat e para nga kompania Pfizer, sipas kontratës së nënshkruar me qeverinë, shkruan Oranews.

Kryeministri Rama deklaroi se ata që kanë marrë dozën e parë do të mund të marrin edhe dozën e dytë, ndërkohë që brenda muajit pritet të vinë edhe 41 mijë dozat e tjera nga kjo kompani.

Për shkak të kushteve të rrepta të kontratës me kompaninë, shefi i qeverisë tha se nuk do të mund të përmbushin premtimin për ti dhënë doza vaksine Kosovës, por do të ftohen 50 personel mjekësor nga spitali Covid i Prishtinës për tu vaksinuar në Shqipëri.

Rama: Jemi në kushtet kur procesin e vaksinimit e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë të tjerëve, nuk pritëm COVAX që është në një proces që nuk duket akoma se ku e ka fillimin. Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe me COVAX por ata nuk janë të qartë dhe nuk japin asnjë sinjal qartësie mbi atë që do të ndodhë. Kjo është situatë dinamike mund të ndryshojë nga dita në ditë. Por ajo që ndodh me vaksinën jashtë kamerave dhe syve të publikut është sagë më vete, është një luftë tregtare, politike e jashtëzakonshme.

Më vjen shumë mirë që ne ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz kur për fat të keq janë shumë të tjerë. Nuk kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën por rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç kanë bërë nga njëra anë që ne të mbetemi strikt për origjinën e vendit për dozat e para e bëjnë të pamudur që ne të japim doza vaksinash por nuk e bëjnë të pamundur që ne të vaksinojmë këtu një numër mjekësh nga spitalet Covid.

I kam kërkuar ministres së Shëndetësiëë të komunikojë me homologun kosovar dhe kur të vendosin ne jemi gati të presim 50 bluza të bardha nga spitali Covid i Prishtinës për të dy dozat. Janë 1170 doza. Zotimi është që brenda muajit, në javët në vijim, nuk po jap data, por brenda muajit shkurt do të vijnë dhe dozat e angazhuara 10750 dhe 31 mijë, 41 mijë dozat e parashikuara për fund janarin dhe periudhën gjatë shkurtit për të cilat është angazhuar Pfizer.

Nëse do të ketë ndryshime do t’ju informojmë. Me rëndësi është që vaksinimi do të vazhdojë me të tjerët sipas listës. Jemi shumë afër finalizimit të kontratës me AstraZeneca dhe do mund të ecim për të realizuar skenarin e parë, vaksinimi i të gjithë atyre që hyjnë në kategoritë e atyre që duhen vaksinuar dhe që kanë dëshirë, se nuk është me detyrim në 14 muaj. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri për muajt mars, prill, qershor. Por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e Pfizer, COVAX, vetëm në duart e BE, në duart e një pale apo pale tjetër. Tani janë katër shtete brenda BE. Janë edhe disa vaksina të tjera rrugës.Me të gjithë kemi kontakte dhe jam i bindur që jemi në lartësinë e detyrës.

Ndërkaq,siç thonë autoritetet, Maqedonia e Veriut përmes programit COVAX ka siguruar 833 000 vaksina për qytetarët e saj. Sigurimi i vaksinimit të 20% të popullsisë së saj Maqedonisë së Veriut i ka kushtuar 7.9 milion euro. Furnizimi përmes programit COVAX do të kushtojnë 10 dollarë për njësi, kosto për të cilën Maqedonia e Veriut ka paguar avans prej mbi 1.1 milion euro, pa e përfshirë këtu transportin e dozave që do vinë në Shkup. Maqedonia e Veriut është pjesë e programit Gavi COVAX, dhe është në listën e 44 vendeve që kanë e kanë bërë publik këtë bashkëpunim.

Për më shumë lexo:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button