Musk në mbështetje të Bitcoin, paralajmëroi të ardhmen e kriptovalutës

Elon Musk vijon zërin e tij në mbështetje të bitcoin. Ditën e Premte miliarderi i Tesla shtoi një hashtag #bitcoin në profilin e tij në Twitter dhe menjëherë kriptomonedha reagoi duke shtuar 20% në vlerë, raporton PCW.

Në një diskutim ditën e Diele në aplikacionin shumë popullore Clubhouse, ai konfirmoi mbështetjen e tij për bitcoin.

“Duhet të jem i kujdesshëm çfarë them këtu sepse tregu menjëherë mund të reagojë,” tha Musk. “Shumë prej miqve të mi kanë provuar të më bindin të përfshihem në bitcoin prej kohësh.”

Duke bërë shaka Musk tha se në 2013-ën kishte ngrënë një copë të një ëmbëlsirë në formën e bitcoin dhe të paktën duhej të ishte përfshirë në bitcoin 8 vite më parë.

“Në këtë pikë besoj se bitcoin është gjë e mirë, dhe unë mbështes bitcoin,” tha Musk. “Madje besoj se është shumë pranë adoptimit të gjerë nga bota e financës.”

Ai shtoi se në lidhje me kriptomonedhat e tjera nuk kishte ndonjë opinion për të ndarë. Javën e kaluar kriptomonedha dogde coin u rrit me 8005 në 24 orë pasi një cicërimë e Musk u publikua në rrjetin social Reddit dhe nxitur mbështetjen e gjerë të kësajkriptomonedhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button