Anketë në RMV: rreth 70% e punëtorëve shëndetësor në vend kanë deklaruar se do të vaksinohen

Grupi punues nacional teknik për COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë anketë me punëtorët shëndetësorë, punëtorët administrativ dhe shërbimin teknik për vaksinim kundër virusit korona në shëndetin publik. Nga 13.690 të anketuar, 68,1% janë përgjigjur se do të vaksinohen a 31,9% kanë thënë se nuk do të vaksinohen me vaksinat kundër COVID-19, njofton Portalb.mk.

“Janë anketuar edhe 579 të tjerë nga institucionet private shëndetësore. Prej tyre, 69,4% janë përgjigjur se do të vaksinohen a 30,6% se nuk do të vaksinohen. Nga punëtorët shëndetësorë të cilët janë përgjigjur negativisht në pyetësorin, si arsye kanë theksuar se nuk kanë rrezik nga virusi ose “arsye tjera”, thonë nga Ministria.

Punëtorëve shëndetësorë u është mundësuar që të përgjigjen nëse punojnë me pacientë të infektuar me COVID, nëse janë persona mjekësor, teknik ose administrativ në institucionet publike shëndetësore ose në ato private.

Anketa është zbatuar për përdorim intern të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Grupit Nacional për vaksinim, që të përgatiten grupet për vaksinim sipas fazave nga plani operativ.

“Ministria e Shëndetësisë, duke filluar nga muaji shkurt pret dërgim të suksesshëm të dozave të vaksinës kundër COVID-19, nga prodhuesit e dozave të vaksinës kundër COVID-19, nga prodhuesit “Fajzer” dhe “Sinofarm”. Rradhitja e mekanizmit Kovaks me dërgesa precize për sasitë dhe afatet e presim pasi të dalim me detaje në opinion. Në muajin shkurt, nuk do të ketë vaksinim masiv, por proces të organizuar preciz, gjegjësisht do ta zbatojmë fazën e parë nga Strategjia për imunizim ndaj COVID”, shtojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button