Gjykimi për organizatorët e “27 Prillit”: Edhe dëshmitarët e sotëm me të njëjtat qëndrime – nuk ka pasur vendim partiak për protestat

Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski nuk kanë kontaktuar me anëtarët dhe simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së për pjesëmarrjen e tyre në protestat “Për Maqedoni të Përbashkët”. Për këtë kanë dëshmuar disa dëshmitarë të ftuar nga mbrojtja në seancën e sotme për gjykimin për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të, njofton Portalb.mk.

Dëshmitari i parë ishte hendbollisti, Borko Ristovski, i cili në atë periudhë kishte disa publikime në Facebook për mbështetjen e protestave.

Ai tha se në atë periudhë nuk ka jetuar në Shkup dhe nuk ka pasur kurrfarë aktivitete për protestat. Në pyetjen nëse Ristovski ose Janakieski e kanë kontaktuar, ai është përgjigjur:

“Absolutisht jo, as që e njoh personalisht Spiro Ristovskin dhe Mile Janakieskin, ose as që dikush tjetër më ka kontaktuar”, tha Ristovski.

Personi tjetër që u ul në karrigen e dëshmitarit ishte, Valentina Petrovska, e cila në vitin 2017-të, ishte kryetare e Komitetit Lokal të VMRO-DPMNE-së në Avtokomandë. Edhe ajo në të njëjtën pyetje u përgjigj se nuk është kontaktuar as nga Ristovski e as nga Janakieski për organizim të anëtarësisë nga komiteti i saj lokal për pjesëmarrje në protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët”.

Bojkovski, gjithashtu, u pyet nëse në mbledhjet partiake e ka parë Aleksandar VasilevskinNinxhan.

“Derisa isha kryetar i KO-së, nuk ka marrë pjesë në mbledhje. Nuk kam informata nëse ka qenë anëtar i partisë. Në listën e anëtarëve nuk e kam parë, por u jepte mbështetje anëtarëve, kafeneja e tij “Aristokrat” është afër KO-së dhe atje vinin anëtarët më të rinj të partisë”, tha Bojkovski.

Dëshmitari Cvetko Grozdanov, i cili në vitin 2013-të ishte anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, është përgjigjur në pyetjen për grupet në viber të deputetëve dhe funksionarëve në të cilat është komunikuar për protestat.

Ai tha se çdokush mund të hapë grup në viber, derisa ndoshta mund të jetë vendosur në ndonjë prej atyre grupeve, por deri te ai nuk kanë ardhur kurrfarë informata për protesta, e as që dikush e ka kontaktuar për atë.

Edhe ai, ashtu sikur të tjerët, për këtë proces tha se nuk ka pasur vendim partiak për mbështetje ose pjesëmarrje në protestat e “Për Maqedoninë e Përbashkët”.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov.

Në këtë lëndë akuzohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish pjesëtari i DSK-së, Nikolla Boshkovski, megjithatë pasi që ata janë të arratisur, procedura për ta do të ndahet dhe të njëjtit do të gjykohen, pasi të jenë të kapshëm për organet e rendit.

“Të dyshuarit në fillim të vitit 2017-të, kishin përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzimin e qetë të pushtetit. Kishin organizuar dhe materialisht i kishin mbështetur protestat masive, së pari para  Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa pastaj edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të”, kanë theksuar nga PTHP.

Sipas PTHP-së kjo ishte bërë me qëllim që të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button