FRI shënon ditën botërore të mbulesës

Sot, 1 shkurt, Shënohet Dita Botërore e Mbulesës. Këtë ditë në vendin tonë e shënon Forumi Rinor Islam, përmes aktiviteteve të ndryshme. Kjo ditë mozaikut të shënimeve të ditëve botërore i është shtuar për tetë vite me radhë, njofton Portalb.mk.

Në iniciativën e këtij institucioni fetar ju ofrohet femrave të vendeve të ndryshme një mundësi e përjetimit, qoftë edhe për disa çaste të një dite,që të provojnë se si është të mbash mbulesën.  Forumi Rinor Islam viteve të fundit në vazhdën e aktiviteteve të vitit, e shnon Ditën Botërore të Mbulesës, me anë të promovimit të shamisë, tribunave, video materialeve e shkrimeve të ndryshme.

“Me anë të shënimit të kësaj dite nuk humbim energjinë për të vërtetuar apo për të dëshmuar të mirat e mbulesës, por, për të inkurajuar dhe iniciuar një femër për të ndjerë në disa çaste konformizmin fizik, psiqik e shpirtëror të mbulesës, për të qenë vet dëshmia që ne në fakt nuk jemi e jashtmja por e brendshmja jonë. Në këtë ditë, në vende të ndryshme shkruhet e diskutohet mbi shaminë, megjithatë përskaj të gjithë teorive dobiprurëse të cilat pa dyshim i mbart mbulesa, objektivi i saj i vetëm është plotësim i urdhëresës së Krijuesit”, thuhet në njoftimin e FRI-së.

Shënimi i kësaj dite, thuhet tutje në njoftim, le të jetë shkas për inicim drejt hulumtimit e leximit që sjellin efektin e përforcimit të bindjes sonë, që rezulton në demonstrim të mrekullisë së hedhjes së çdo hapi, si gjurmë e adhurimit ndaj Zotit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button