Biden pritet t’i bëjë të ditura qëndrimet për politikën e jashtme

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet t’i bëjë të ditura qëndrimet e tij për politikë të jashtme, teksa tenton të ndryshojë kursin “Amerika e Para”, të paraardhësit të tij, Donald Trump.

Fjalimi i Bidenit do të fokusohet “në rikthimin e vendit të Amerikës në botë”, sipas një zyrtari të administratës së tij, të cituar nga kanalet televizive, NBC dhe CNN, transmeton REL.

Ndonëse Biden nuk pritet të hyjë thellë në specifika të politikës së tij, fjalimi pritet të vendosë ton të ri, pas përbuzjeve që u ka bërë Trump institucioneve ndërkombëtare edhe përleshjeve me aleatë dhe konkurrentë.

Ai po ashtu pritet të mbështesë plotësisht Sekretarin e ri të Shtetit, Antony Blinken, i cili do të udhëheqë Departamentin e Shtetit, që besohet të jetë dëmtuar gjatë administratës Trump.

Në fjalimin e tij të inagurimit më 20 janar, Biden është zotuar për të “rregulluar” aleancat e tensionuara dhe të “bashkëpunojë” sërish me botën.

Biden veçse ka marrë masa për të rikthyer SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si pjesë e fushatës për të luftuar ndryshimet klimatike dhe pandeminë e koronavirusit.

Biden përballet me një varg sfidash në skenën globale, duke nisur nga tensionet me Iranin, më pas programin bërthamor dhe atë të raketave me Korenë Veriore.

Ai po ashtu duhet të marrë vendime edhe për luftën në Afghanistan dhe rikalibrimin e politikës amerikane në Lindje të Mesme.

Më pas ekzistojnë lidhje jo të mira me Kinën dhe Rusinë, pavarësisht pse administrata Biden synon të krijojë zona të bashkëpunimit dhe interesit të përbashkët me rivalët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button