“Parkingu i Qytetit”- Shkup do t’i shesë biçikletat dhe trotinetët pasi projekti i qirasë dështoi

Ndërmarrja publike e Shkupit “Parkingu i Qytetit”, do t’i shesë biçikletat dhe trotinetët që ishin blerë me para buxhetore për t’u dhënë me qira. Por për shkak se projekti i qirasë dështoi, ndërmarrja publike shiti edhe ato pak që mbetën të padëmtuara ose që nuk u vodhën, njofton Portalb.mk.

Do të shiten 4 skuterë, 7 prej tyre elektrikë dhe 22 biçikleta të thjeshta. Gjithashtu, në shitje do të jenë edhe tetë makina, shtatë skuterë dhe një makinë pastruese, pasi ishin më të vjetra se 10 vjet dhe harxhimet e mirëmbajtjes ishin të larta.

Automjetet dhe biçikletat do të tjetërsohen përmes ofertave publike.

Në Shkup biçikletat nuk merren me qira për pesë vjet. Projekti u prezantua nga Qyteti i Shkupit në vitin 2010 gjatë kohës së Kryetarit Koce Trajanovski, me qëllim që të inkurajojë qytetarët të përdorin biçikletën si mjet transporti. Por nuk funksionoi siç ishte planifikuar pasi të gjitha biçikletat që Qyteti i bleu ose mori si donacion ishin thyer ose vjedhur.

Administrata e re e qytetit vitin e kaluar tha se po punon në një projekt të ri me qira të biçikletave, por i njëjti nuk është realizuar ende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button