RMV, Ministia e Arsimit demantoi lajmet e rreme se edukimi seksual do të mësohet në klasën e dytë

Një lajm që po përhapet nëpër rrjetet sociale se edukimi seksual do të mësohet nga klasa e dytë është i rremë, reagoi në një kumtesë për media Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh). Kjo lëndë nga shtatori do të jetë zgjedhore dhe do të mësohet nga klasa e 9-të në vetëm 4 shkolla, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo Ministri thonë se i mohojnë kategorikisht të pavërtetat e përhapura nga grupi i medias sociale Facebook “Nga ne për ne”, ndërsa transmetuar nga disa portale, dhe kërkojnë “përgjegjësi për lajmet e rreme që janë tendencioze, me qëllim përhapjen e panikës dhe manipulimin e publikut”.

“Kategorikisht i demantojmë të pavërtetat e përhapura nga grupi në Facebook “Nga ne për ne”, ndërsa të transmetuara nga disa portale, për përmbajtjet e pretenduara në tekstet shkollore për klasën e dytë për mësimin e edukimit seksual. Lajmi është tërësisht i rrejshëm, ndërsa ilustrimet e shfrytëzuara nëpërgjithsi  nuk janë pjesë e teksteve dhe materialeve nga sistemi ynë arsimor. U bëjmë thirrje qytetarëve, prindërve dhe nxënësve që të mos i nënshtrohen informacioneve të paverifikuara që përhapet në rrjetet sociale, sepse i shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe tërë sistemit arsimor”, thuhet në reagimin e MASh-it.

shtator të këtij viti duhet të strartojë programi pilot për arsimin gjithëpërfshirës seksual në klasën e 9-të të arsimit fillor, i cili u miratua nga Qeveria në vitin 2019. Pilot-programi është rezultat i punës dy vjeçare të grupit të punës në Ministrinë e Arsimi, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave dhe HERA për identifikimin e strategjisë kombëtare për përmirësimin e përmbajtjes së edukimit seksual në mësimdhënie.

“HERA është duke punuar në mënyrë aktive në program së bashku me ekspertë dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja. Pilotimi do të kryhet në 4 shkolla nga zonat rurale dhe urbane në gjuhën shqipe dhe maqedone dhe do të ketë fond prej 36 orësh. Do të zbatohet përmes një programi mësimor të përshtatshëm dhe përmbajtjes së përshtatur për moshën, do të mësohet nga mësues të trajnuar dhe do të zgjidhet mbi baza vullnetare si lëndë zgjedhore nga të rinjtë e klasës së 9-të”, tha Meri Cvetkovska, koordinatore projektuese e HERA-s.

Në dhjetor u zhvillua trajnimi i mësuesve, të cilët do të ligjërojnë edukimin gjithëpërfshirës seksual në shkolla, i cili shënoi fillimin zyrtar të pilot-projektit të HERA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button