Euvsdisinfo: Edhe gjysmë e vërteta është gënjeshtër

 Fushatë mediatike kundër vaksinës Pfizer nga mediumet pro ruse

Mediumet pro-Kremlin e zotërojnë artin “pothuajse të mos gënjejnë”. “Disa prej këtyre mediave po raportojnë me kujdes pothuajse për çdo rast të efekteve anësore të regjistruara të vaksinës Pfizer, ndërsa në të njëjtën mënyrë shmangin çdo raportim të problemeve me vaksinën ruse Sputnik V,” shkruan Euvsdisinfo,raporton Kritink.

Agjensia shtetërore e lajmeve “RIA Novosti” ka etiketuar “Pfizer, Inc.” për të ndihmuar lexuesit e saj të tërheqin vëmendjen ndaj rreziqeve të vaksinave të SHBA-së dhe Gjermanisë. “Irlanda ka më shumë se 80 efekte anësore të vaksinës Pfizer”, “Kirgistan hedh poshtë vaksinën Pfizer”; “Agjencia e BE ka miratuar vaksinën Pfizer nën presion.” “Një i vdekur në Belgjikë pas vaksinës Pfizer”“Dhjetë të vdekur në Gjermani nga vaksina Pfizer”“23 të vdekur në Norvegji” – të gjitha këto tituj u shfaqën midis 14 dhe 19 janarit.

Pamja është e ngjashme ede në media të tjera në Rusi. Gazeta.ru, një nga shërbimet më të mëdha të lajmeve në vend, ka artikuj të ngjashëm: “Dhjetëra vdekje në Norvegji pas vaksinës Pfizer”“Të paktën dhjetë të vdekur në Gjermani”. Transmetuesi shtetëror raporton: “Mjeku vdiq nga gjakderdhja e brendshme pas vaksinës Pfizer”. Shembuj të tillë dhe të ngjashëm mund të lexohen në RT.comSputanik dhe RIAFAN.

Jo vetëm vaksinat, por çdo ilaç dihet se ka efekte anësore. Por qendrat dezinformuese ruse pro-qeveritare zgjedhin incidente të izoluara, raportojnë në mënyrë selektive dhe manipuluese, duke krijuar imazhin e një katastrofe të madhe. Norvegjia, për shembull, në të vërtetë ka raportuar vdekje të shumta të të moshuarve, pacientë të dobësuar pas marrjes së vaksinës. Por nuk ka asnjë provë të një lidhjeje shkakësore midis përdorimit të vaksinave dhe vdekjeve. Këto artikuj janë plot me gjysmë të vërteta, ato përmbajnë shumë pak të vërteta dhe shumë elemente të tjera jashtë të vërtetës, thotë artikulli i Euvsdisinfo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button