RMV, Panovski: Lloji britanik i Kovid-19 përhapet më shpejt, të respektohen masat që të mos ketë kulm të ri

Ekzistojnë prova shkencore që konfirmojnë se transmetimi i llojit britanik të kovid-19 po përhapet shumë më shpejt, tha mikrobiologu Nikolla Panovski në një deklaratë për “Alsat” dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e një rritjeje të re të numrit të pacientëve të sëmurë, njofton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë që nëse kemi 10 persona, ata do të infektojnë 15 të tjerë, kurse deri tani, do të infektornin 10. Ky është një numër i madh. Grupimi masivë do të kontribuojnë në këtë virus, i cili përhapet më shpejt, ngjitet më lehtë në hundën tonë, në mukozën e hundës, dë të krijonte një kulm të ri, hospitalizime të reja dhe vdekje të reja. Pra, në asnjë mënyrë grupim, veçanërisht në ambiente të mbyllura, sepse atëherë përhapja është më e madhe dhe do të ishte më e madhe se sa ishte në nëntor”, tha Panovski.

Ai thekson se për llojin e ri të virusit ka të dhëna se pjesërisht tregon një pasqyrë tjetër klinike.

“Mungon simptomi i humbjes së shijes dhe erës që ishte te i mëparshmi. Pra, ka disa të dhëna për pasqyrë tjetër klinike, vdekshmëria është ose pak më e lartë ose jo. Megjithëse nuk është më vdekjeprurëse individualisht, vdekshmërinë e shohim te një grup i madh pacientësh,  vdekshmëria do të rritet. Sa më shumë të sëmurë, aq më shumë hospitalizime, aq më shumë vdekje”, deklaroi Panovski.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, janë zbuluar edhe dy raste të reja të llojit britanik të virusit. Kjo u njoftua dy ditë më parë në “Twitter” nga mjeku Goran Kungulovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”. Sipas “Deutsche Welle”, bëhet fjalë për presona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit, çka e bën edhe viktimën e parë nga ky variant i virusit. Rasti i dytë është nga 18 janari, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi disa ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button