fbpx

Flamuri serb në mes të Prishtinës (VIDEO)

Në YouTube, gjatë ditës së djeshme, është postuar një video ku shihet një person, që besohet të jetë i nacionalitetit serb, duke shpalosur flamurin e Serbisë.

Këtë veprim, personi, i cili sipas mediave serbe quhet Slobodan G., e ka bërë pikërisht para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Ky xhirim është bërë përball të së ashtuquajturës Qeveri të Kosovës më 07/24/2013, Prishtinë. Ditëve në vijim, do të postoj edhe video tjera”, ka shkruar Sllobodani në Youtube.

Autori, sipas mediumit tendencioz serb, “Kurir”, thuhet të jetë arrestuar pas këtij veprimi, ndërkaq një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Si duket, ky veprim është bërë pasi disa të rinj shqiptarë, kohë më parë patën shpalosur flamurin e Kosovës mu në qendër të Beogradit, gjë e cila pati ngjallur shumë debate nëpër mediat në Serbi. /Zëri/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close