Maqedonia e Veriut të mërkurën do të luajë në Shkup kundër Rumanisë në futsall

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futsall të mërkurën në Shkup do të ndeshet me ekipin e Rumanisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, transmeton Portalb.mk.

Trajneri Vasko Skenderovski sikurse edhe në ndeshjen e kaluar, do të ketë në gatishmëri futbollistët që kryesisht vijnë nga ekipi Projekt Ciko dhe Shkupi.

Portierët: Antonio PETROVSKI (Projekt Ciko), Vlatko PETROVSKI (Arben Bajrami) dhe Ivan STOJANOVSKI (Shkupi);

Mbrojtësit: Rexhep SULEJMANI (Shkupi), Taulant ISMAILI (Arben Bajrami), Dragan PETROVIC (Shkupi), Daniel DE SOUZA (Sllavia Praga, Republika Çeke) dhe Xhokica Xho ARSOVSKI (Shtutgart)

Sulmuesit: Ivan KRSTEVSKI (Projekt Ciko), Aleksandar GLIGOROV (Shkupi), Igor LEOVSKI (Sllavia Praga, Republika Çeke), Adrian MICEVSKI (Beton Boys, Gjermani), Marjan KOSTADINOV (Projekt Ciko), Darko RANGOTOV (Projekt Ciko), Martin TODOROVSKI (Projekt Ciko), Dimçe ANDOV (Projekt Ciko), Erkan SEFERI (Shkupi) dhe Josif JOVANOV (Projekt Ciko).

Ndryshe, Maqedonia e Veriut më 28 janar pësoi humbje në Zenica nga ekipi i Bosnjës me rezultat 2-1, ku Boshkoviq shënoi dy gola, ndërsa për RMV-në shënoi Petroviq. Rumania në ndeshjen e fundit barazoi 2-2 me Serbinë. Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të ciklit të kualifikimeve për kualifikim në Evropianin e vitit 2022, që pritet të mbahet nga 19-të janari deri 6 shkurti i vitit të ardhshëm.

Federata e futbollit më herët kishte njoftuar se trajneri i trofeshëm kroat dhe ish-seleksionues i përfaqësueses së futsallit të Kroacisë, Mato Stankoviq do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses më të mirë të futsallit të vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button