RMV, në spitalet e vendit janë duke u shëruar gjithsej 597 pacientë në lidhje me virusin korona

Në spitalet e Maqedonisë së Veriut janë duke u shëruar gjithsej 597 pacientë të infektuar me Kovid-19, ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi që janë edhe 530 shtretër të lirë për pranimin e pacientëve të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Në qendrat për kovid në Shkup gjatë 24 orëve janë pranuar 15 pacientë, derisa janë lëshuar 8 pacientë, ashtu që 263 pacientë akoma janë duke u shëruar në lidhje me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë njoftoi që në Shkup janë akoma 105 vende të lira.

Shumica e pacientëve gjenden në Klinikën për sëmundje infektive (84) dhe në SPQ “8 shtatori” (83), ndërsa në Kozle janë 20 pacientë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi që shumica e të sëmurëve në spitale janë nën aparate të oksigjenit.

Në qendrën për kovid në Manastiri janë duke u shëruar 27 pacientë, Shtip 39, Tetovë 23, Veles 23, Kumanovë 49, në Ohër 60, Prilep 18, Gostivar 19, Strugë 23, Strumicë 21, Koçani 3, Kërçovë 8, Kavadari 13, Gjevgjeli 8 dhe Dibër 13 pacientë.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë javës janë regjistruar gjithsej 1864 raste të reja me virusin Kovid-19, derisa janë shëruar 3162 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 92.518 nga 454.608 teste të realizuara, numri i të shëruarve 81.316, të vdekurve 2.848, a numri i rasteve aktive është 8.354.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button