RMV, Qeveria në vitin 2020 ka kthyer 6.5 milionë euro më pak te kompanitë

Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut sqaroi që sivjet te kompanitë janë kthyer 397.4 milionë euro nga pjesa e TVSH-së, derisa në vitin 2019 janë kthyer 403.9 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Nëse vitin e kaluar është bërë kthim prej 397.4 milionë euro, në 2019 kthimi ishte 403.9 milionë euro, në vitin 2018 prej 375.8 milionë euro, në vitin 2017 ishte 315 milionë euro, 280 milionë euro në vitin 2016 dhe në vitin 2015 ishin 283.5 milionë euro”, raportojnë nga ministria, duke theksuar si një shumë e lartë përkundër krizës.

“Vitin e kaluar është realizuar kthim afërsisht prej 34% të tatimit të arkëtuar mbi vlerën e shtuar bruto. Për krahasim, në vitin 2019 është realizuar kthim prej 32%, në 2018 prej 31%, në 2017 prej 28%, në 2016 prej 26% dhe në 2015 prej 28%, sqarojnë nga ministria, ashtu që vërehet se ka kthim më të lartë të TVSH-së si përqindje nga tatimi i mbledhur bruto. Ministria gjithashtu sqaroi që kthimi i mjeteve është bërë rregullisht në kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button