RMV, Ministria paralajmëroi reformimin e shkollave të mesme profesionale përmes projektit “Mëso me mend, puno profesionalisht” 

Shkollat e mesme profesionale në Maqedoninë e Veriut do të përputhin politikat arsimore me kompanitë e vendit, sipas projektit të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, transmeton Portalb.mk.

“Filloi procesi i konsultimeve me kompanitë, odat ekonomike dhe vetëqeverisjen lokale për nevojën e hapjes së profileve dhe paraleleve të reja në shkollat e mesme profesionale në vend gjatë vitit të ardhshëm shkollor”, njoftoi MASH-i, duke sqaruar se janë bazuar në analizën ku janë përfshirë 450 kompani nga vendi, prej të cilëve 85% janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë studentët në praktik

Iniciativa e MASH-it është emëruar “Mëso me mend, puno profesionalisht”, e cila fillon me ndryshimin e politikave gjatë regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme dhe programet mësimore.

“Fuqishëm besojmë se në bazë të dialogut social së bashku do t’i identifikojmë nevojat dhe do të mund të përgjigjemi në nevojat e kompanive”, deklarojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button