RMV, nesër do të mbarojë afati për të garuar për Çmimin e Vitit në vlerë prej 100 mijë denarë

Në Maqedoninë e Veriut të rinjtë kanë të drejtë të konkurrojnë deri më 1 shkurt në garën për Çmimin e Vitit që organizohet nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në garë mund të marrin pjesë shtetasit e RMV-së deri në moshën 35 vjeçare, duke i dorëzuar punimet e tyre, jo më të vjetra se janari i vitit 2019-të, në gjuhën maqedonase ose angleze.

“Me qëllim stimulimin dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimit të punimeve nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare, si dhe afirmimit të kuadrove të reja dhe profesionale, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndan Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punim më të mirë nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare”, raportojnë nga BP.

Banka sqaroi që mund të garohet edhe me punime që tashmë janë publikuar, por punimet duhet patjetër të përmbajë edhe qasje ndaj ekonomisë maqedonase në temën përkatëse dhe nuk duhet të kalojë 80.000 karaktere me vendet e zbrazëta.

“Nëse Këshilli për Vlerësim konsideron se asnjëri nga punimet nuk i përmbush kushtet për marrjen e çmimit, Banka Popullore mund të mos e ndajë Çmimin e Vitit”, sqarojnë nga Banka, duke sqaruar se punimi më i mirë do të marrë 100 mijë denarë, por mund të vlerësojë edhe punimin e dytë me 50 mijë denarë nëse punimi është në një nivel afër punimit më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button