RMV, 70 shkolla fillore dhe 24 të mesme fitues të projekteve për multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerance

Thirrjes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut i janë përgjigjur me sukses gjithsej 94 shkolla, duke fituar mbështetje financiare deri 30 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi kryesor i këtyre granteve është promovimi i praktikave të mira të aktiviteteve për mes të cilave kultivohen marrëdhënie  harmonike e që  bazohen në respektimin e dallimeve, ndërtimin e  një shoqëri multikulturore dhe multietnike”, raportojnë nga MASH-i.

Suksese në aplikim kanë pasur 70 shkolla fillore dhe 24 shkolla të mesme.

Ndryshe, shkollat kanë pasur mundësi deri më 3 dhjetor të vitit 2020-të të garojnë për financimin e projekteve në lidhje me multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerance në lartësi deri 30.000 denarë. MASH-i kishte njoftuar se ky projekt do tu ndahen 95 shkollave (70 shkollave fillore dhe 25 shkollave te mesme) në bazë të përzgjedhjes së aplikacioneve nga ana e Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve sipas kritereve të caktuara.

Ndryshe, gjithsej 23,1 miliard denarë do të jetë buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2021, rreth 1 miliardë denarë janë ndarë për investime kapitale, krahasuar me vitin e kaluar, kjo shifër është dy herë e gjysmë më e lartë. Ndërkaq për herë të parë në RMV, shteti do të siguroje asistente arsimore për nxënësit me nevoja të veçanta.

Shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut akoma mund të aplikojnë për financimin e renovimit të objekteve të tyre në Ministrinë e arsimit dhe shkencës (MASH) deri më 15 prill, ndërsa deri më 25 prill do të bëhet vlerësimi i aplikimeve, derisa mundësia tjetër do të jetë deri më 15 gusht. Informata plotësuese në lidhje me aplikimin mund të bëhet në formë të shkruar në objektin e ministrisë, në adresën zyrtare [email protected] dhe në numrin e kontaktit 075 543 040.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button