Më shumë të shëruar se të infektuar me Kovid-19 gjatë javës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës janë regjistruar gjithsej 1864 raste të reja me virusin Kovid-19, derisa janë shëruar 3162 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Rastet e reja në gjithë vendin janë evidentuar pas realizimit të 12 008 testeve, ndërkohë gjatë javës kanë ndërruar jetë 63 pacientë të infektuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 92.518 nga 454.608 teste të realizuara, numri i të shëruarve 81.316, të vdekurve 2.848, a numri i rasteve aktive është 8.354.

Ndryshe, dy raste të reja të llojit britanik të virusit janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Deri më tani, gjithsej 103.138.668 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, afro 2,23 milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa mbi 74,7 milionë janë shëruar. Numri më i madh i të infektuarve janë regjistruar në SHBA, me gjithsej 26.655.740 raste deri më tani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button