Pas skandalit “Dhoma Publike”, Mariçiq njoftoi ndryshimet ligjore dhe veprën e re penale “përgjim”
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq u takua dhe bisedoi me Anën, një nga vajzat viktima të grupit “Dhoma Publike”. Ai fillimisht u informua për vuajtjet që po kalon Ana, por edhe vajzat e tjera, fotot dhe të dhënat personale të të cilave u keqpërdorën në grupin tashmë të mbyllur.
Mariçiq e përgëzoi atë për guximin e saj për të folur publikisht për problemet e saja dhe paraqitjen e saj në publik, gjë që provokoi një reagim të fortë shoqëror, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, transmeton Meta.mk.
Për më tepër, në takimin e sotëm, u prezantuan ndryshimet ligjore që Ministria e Drejtësisë tashmë ka përgatitur, me të cilat paraqet një akt i ri që do të jetë mbrojtje shtesë, ndër të tjera, edhe për raste të tilla.
Ndryshimet ligjore shtojnë një nen, në të cilin futet termi “përgjim” dhe shpjegohet se ai që themelon ose kërkon, ai që do të ndjekë, përndjekë në mënyrë të paautorizuar jetën personale të një tjetri ose me të të vendosë kontakt të padëshiruar duke lëvizur në hapësirën ku ndodhet ai person, duke abuzuar me përdorimin e të dhënave personale, duke përdorur telekomunikimin ose mjete të tjera të komunikimit ose mënyrë tjetër abuzimi mendor, ngacmimi ose frikësimin e tij / saj dhe kështu do të shkaktojë një ndjenjë pasigurie, ankthi ose frike për sigurinë e tij/saj ose të një personi të afërt me të, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Ndryshe, të mërkurën, më 3 shkurt, duke filluar nga ora 14:30, Platforma për barazi gjinore do të organizojë marsh protestues në mbështetje të të gjitha viktimave të grupit kriminal “Dhoma publike”. Ata kërkojnë nga institucionet shtetërore që ta zgjidhin çështjen dhe të sigurojnë mbrojtjen e duhur për viktimat, njofton Portalb.mk.
Aktivitetet e këtij grupi, i cili i risolli pas një viti kanë shkaktuar shqetësime të mëdha në mjedisin shoqëror, ende më shumë te prindërit, e mos të flasim për viktimat.
- LEXO: RMV, policia i arrestoi edhe dy persona tjerë në lidhje me “Dhomën publike”
- LEXO: Reagime të ashpra nga kreu shtetëror për “Dhomën publike”, dy persona të arrestuar, kryeministri paralajmëroi bllokimin e “Telegramit” në RMV
- LEXO: RMV, “Dhoma publike” me fotografi private të fëmijëve, Komiteti i Helsinkit kërkoi të zbardhet rasti
- LEXO: Mediat t’i kthehen edukimit në vend të sensacionalizmit në raportimin në grupin “Dhoma publike”
- LEXO: “Dhoma Publike” është një koleksion i grabitqarëve seksualë që trupat femra i shikojnë si objekte pa të drejtë të privatësisë
- LEXO: Policia zbuloi dy udhëheqësit shkupjan te “Dhoma publike”
- LEXO: Policia po kërkon administratorin tjetër të “Dhomës publike”
- LEXO: “Dhoma publike”, skandali me fotografi që përfshiu fëmijët në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Nëse nuk sanksionohet kryerësit, do të kemi edhe tjera “Dhoma Publike”
- LEXO: “Dhoma publike” tregoi anën e errët të grupeve të mbyllura në Internet
- LEXO: Shtatë vajza nga Shkupi, Kërçova, Tetova dhe Shtipi kanë denoncuar që janë keqpërdorur në “Dhomë publike”