Boçvarski: Është planifikuar ndërtimi i një autostrade të re nga Gostivari në Tetovë

Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski deklaroi se këtë vit do të fillojë procedura për përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për ndërtimin e një autostrade të re nga Gostivari në Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Gjatë vizitës në Tetovë, ai së bashku me zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi kishin një takim me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, ku diskutuan për projektet e infrastrukturës në komunë dhe rajon.

Në takim, përveç projekteve tjera që po implementohen në komunën e Tetovës, ministri Boçvarski theksoi se në programin e NP për rrugë shtetërore për këtë vit parashihet përgatitja e një studimi për ndërtimin e autostradës së re nga Gostivari në Tetovë.

“Meqenëse ka një numër të madh të objekteve ekzistuese të infrastrukturës në rrugën aktuale të rrugës, ato janë planifikuar të rindërtohen. Një variant që po merret në konsideratë është të përdoret traseja ekzistuese nga Tetova në Gostivar dhe të ndërtohet një rrugë e re nga Gostivari në Tetovë në mënyrë që të marrim një zgjidhje të re moderne. Është planifikuar këtë vit të fillojë procedura për përgatitjen e një studimi të fizibilitetit, ashtu diku vitin e ardhshëm unë pres që të fillojë rregullimin e trasesë së re”, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Ndryshe, autostrada Tetovë-Gostivar është rruga më e ngarkuar në vend për vite me radhë. Përgjatë pjesës së gjatë 22 km, trafiku zhvillohet në asfalt të dëmtuar dhe të valëzuar, i cili është plot me vrima dhe gunga që e vështirësojnë lëvizjen e automjeteve. Një pjesë e gardhit mbrojtës dëmtohet herë pas here, kështu që shpesh kafshët e kalojnë rrugën duke e rrezikuar sigurinë në trafik.

LEXO: Autostrada Tetovë – Gostivar është rruga më e frekuentuar në vend (Infografik)
LEXO: Autostrada Tetovë-Gostivar, sivjet do të ketë projekt për rindërtim dhe zgjerim (infografik)
LEXO: Autostrada Tetovë – Gostivar plot me gropa, riparimi i saj do të projektohet në vitin 2022

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button