Kosovë, u regjistruan rastet e para të të infektuarve me llojin e ri të COVID-19

Kosova ka shënuar tri rastet e para të personave që kanë rezultuar pozitiv në testimin preliminar të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) i cili për herë të parë u paraqit në Mbretërinë e Bashkuar më 14 dhjetor 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) para disa ditësh ka dërguar 30 mostra për testim në Institutin e Virologjise “Charite” në Berlin të Gjermanisë, me qëllim të hulumtimit rreth pranisë së llojeve të reja të koronavirusit Kosovë, pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës.

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se me raportimin e këtij lloji në Angli, Kosova ka pezulluar fluturimet ajrore me këtë shtet, pra nuk ka pasur fluturime Prishtinë-Londër dhe anasjelltas.

Gjithashtu, Zemaj theksoi se situata epidemiologjike në Kosovë është nën monitorim të përhershëm, megjithëse u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë edhe më tej me zbatimin e masave në fuqi “si kusht për të mbajtur situatën nën kontroll dhe rastet e infeksioneve dhe të vdekjeve nga më të voglat në rajon dhe më gjerë”.

Në Kosovë deri më tani nga 229.408 mostra të testuara në IKSHPK dhe laboratoret private për COVID-19 kanë rezultuar pozitiv 59.646 persona nga të cilët 1.487 kanë vdekur dhe 51.948 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button