Matja e temperaturës së ballit nuk ndikon në gjëndrën pineale dhe nuk ka asnjë lidhje me “syrin e tretë”

Postimi viral në Facebook i ilustruar me fotografi sugjeron që termometrat e përdorur për matjen e temperaturës së ballit, ndikojnë në gjëndrën pineale. Një ilustrim i kësaj është një fotografi e një simboli të lashtë egjiptian të mbrojtjes, autoritetit mbretëror dhe shëndetit të mirë, “Syri i Horusit”, shkruan Vërtetmatësi.
Postimi është shpërndarë 155 herë. Përmbajtja e saj tekstuale është:
Nuk dini për gjëndrën tuaj pineale?
Këtu na kapën Satanistët.
Ndërgjegjësimi.
Nuk ka asnjë lidhje midis matjes së temperaturës me një termometër pa kontakt dhe syrit të Horusit. Syri i Horus është një simbol i lashtë egjiptian qëllimi i të cilit ka qenë të mbrojë Faraonin në jetën e përtejme dhe ta mbrojë atë nga e keqja. Egjiptianët e lashtë dhe marinarët e Lindjes së Mesme pikturuan këtë shenjë në anijet e tyre për të siguruar lundrim të sigurt. Në mitologjinë egjiptiane, syri nuk është një organ pasiv i shikimit, por një agjent veprimi, mbrojtjeje apo keqdashjeje.
Grekët dhe romakët besuan në mitin se fuqia e syrit për të prodhuar energji kishte në të vërtetë fuqinë për të larguar magjitë e liga me një shikim të vetëm. Për shkak se grekët dhe romakët e lashtë besonin se syri i keq mund t’i kundërvihej syrit të mirë, u shfaqën mite për Horusin.
Gjëndra pineale, epifiza, tek njerëzit është në formën e një koni me madhësi të kokrrës së misrit prej 8 mm. Ajo është më e zhvilluar në fëmijëri, dhe pas fillimit të pjekurisë seksuale zvogëlohet. Sekreton hormone që pengojnë pjekjen e parakohshme seksuale. Ndodhet mbi pjesën e pasme të trurit të mesëm. Konsiderohet se i përket gjëndrave të sistemit endokrin dhe ndikon në rritjen dhe zhvillimin e vezoreve dhe spermës.
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Dr. Ivan Barbov, tha për “Vërtetmatësin” se termometri nuk ndikon në asnjë mënyrë në gjëndrën pineale, pra në epifizëne, e cila sekreton melatoninën.
Kjo gjëndër prodhon hormonin melatonin. Mbajta e temperaturës me detektor nuk ndikon mbi të , tha Dr. Barbov.
Shkencëtari Gabriel Girardau për Associated Press  tha se edhe kur rrezatimi infra të kuqe drejtohej nga termometri në gjëndrën pineale, vetë gjëndra pineale është thellë në tru sa rrezet nuk mund ta preknin atë.
Por më e rëndësishmja, gjëndra pineale te zogjtë ndodhet poshtë kafkës dhe përbëhet nga qeliza të ndjeshme ndaj dritës. Por te gjitarët nuk është kështu!
Për të matur temperaturën me një termometër pa kontakt në ballë është rekomandim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në faqen e tyre zyrtare thuhet se personi që mat temperaturën duhet të ndjekë rreptësisht rekomandimet e prodhuesit dhe të vendosë termometrin përpara ballit, ndërsa pacienti është në një pozicion statik gjatë matjes. Distanca midis termometrit dhe ballit varet nga udhëzimet e prodhuesit. Termometri duhet të mbahet i pastër dhe i thatë dhe ekrani matës nuk duhet të preket.
Nuk është e vërtetë që gjëndra pineale preket nga termometrat pa prekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button